Panorama (Albania)

Ministria e Brendshme: Shqipëria, jo më në listën e kultivimit të kanabisit

Reagimi pas publikimit të raportit vjetor të Antidrogës italiane: Betejën e fituar me drogën në 2017- ën, do ta vazhdojmë

- Arbër Çekaj

Ndërsa premton se beteja e fituar me drogën në vitin 2017 do të vazhdojë dhe do të konsolidoh­et edhe në vitet në vazhdim. “Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimi­t ajror të Guardia di Finanza- s italiane, në fundvitin e kaluar. Kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidoh­et në vitin në vazhdim, kur jemi në zbatim të protokolli­t operativ për fluturimet ajrore, duke monitoruar territorin me Policinë italiane dhe asistencën e BE- së”, deklaroi dje Ministria e Brendshme. Në reagim theksohet se, siç është pranuar, viti 2016 ishte një vit problemati­k për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalim­in e kultivimit të kanabisit. Por sipas ministrisë, gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësues­e të fenomenit përpara vitit 2013, e evidentuar në raportet e Guardia di Finanza- s. “Kjo solli një sasi të konsiderue­shme të lëndës narkotike të gatshme për treg në vitin pasardhës”, thuhet në reagim. Nga ana tjetër, theksohet se në vijim të një analize të thellë dhe të kujdesshme, Qeveria miratoi Planin Kombëtar Antikanabi­s 2017- 2020, me përfshirje­n e gjithë institucio­neve dhe asistencë ndërkombët­are. Në zbatim të këtij plani, Policia e Shtetit ka rritur bashkëpuni­min me partnerët, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkët­a për të identifiku­ar dhe goditur rastet e trafikimit të narkotikëv­e.

RAPORTI “Duke u ndalur te raporti i Antidrogës italiane ( DCSA), ( faqja 35), shifra prej rreth 90 tonësh kanabis evidentohe­t si e sekuestrua­r përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria. ( cit. - Nel 2017, sul territorio nazionale sono stati complessiv­amente sequestrat­i kg 90.097,18 di marijuana (+ 117,76%, rispetto ai 41.374,29 kg del 2016), dhe për më tepër, sipas vetë raportit, një rol domethënës luan edhe kultivimi i brendshëm në Itali, sidomos në rajonet e Jugut ( faqja 16)”, deklaron Ministria e Brendshme. Sipas raportit, në

TONE

kanabis janë prodhuar vetëm në Lazarat, në një sipërfaqe prej 319 hektarësh, që kapte vlerën e 4.5 miliardë eurove, deri në vitin 2013, shifër që është bërë publike në gusht të atij viti nga komandanti i aviacionit të Guardia di Finanza- s, Stefano Bostani faqen 36 të tij, sasia e kanabisit e kapur në tentativë për trafikim nga Shqipëria është rreth 15 tonë. “Në lidhje me vendet e paramendua­ra të prejardhje­s së marijuanës së përcjellë nëpërmjet detit, sasitë më të mëdha vinin nga Shqipëria, i cili konfirmohe­t të jetë vendi i origjinës për pjesën më të madhe të sasive të kapura, prej 15.805,42 kg”, thuhet në raport. Ministria e Brendshme thekson se këto sasi të kapura janë fryt edhe i shkëmbimit të informacio­nit dhe operacione­ve të përbashkët­a mes Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, ku përgjatë vitit 2017 u realizuan 14 operacione të tilla. Në raport theksohet qartë se sasitë më të mëdha të kanabisit u tentuan të trafikohes­hin nga Shqipëria, por edhe nga Greqia. Gjithashtu, evidentohe­t se kanabis në 2016- ën është kultivuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe disa vende të tjera të Ballkanit.

 ??  ?? Raporti i Antidrogës italiane
Raporti i Antidrogës italiane
 ??  ?? Raporti i Guardia di Finanza- s për vitin 2017
Raporti i Guardia di Finanza- s për vitin 2017
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania