Panorama (Albania)

Mungesa e rojeve e piketave, bllokohen 3 plazhe në Vlorë

Bashkia: Nuk hapen deri në plotësimin e kushteve të sigurisë

-

Nuk plotësuan masat e sigurisë, bllokohen tri plazhe në Vlorë.

Bashkia ka nisur dje një aksion për kontrollin e të gjithë vijës bregdetare për caktimin e rojeve dhe vendosjen e piketave në ujë për hapësirat e lejuara për të notuar, si dhe kufirin ku lejohet afrimi i mjeteve lundruese. Aksioni i Policisë Bashkiake ka nisur prej orëve të para të mëngjesit, duke bllokuar tri hapësira në zonën e Plazhit të Ri dhe pranë Akademisë së Marinës. Bllokimi u bë pasi nuk plotësonin kushtet e sigurisë. Sipas të dhënave të bashkisë, aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë vijën bregdetare, nga Zvërneci deri në Orikum. Plazhet e bllokuara gjatë së premtes janë dhënë për shfrytëzim për bizneset, të cilat operojnë përgjatë vijës bregdetare. Bashkia kishte lënë si afat të fundit plotësimin e kritereve të sigurisë deri më 12 korrik për të gjithë subjektet, që kanë marrë në shfrytëzim një territor plazhi në vijën bregdetare, që administro­het prej saj. Në tri plazhet e bllokuara mungojnë vrojtuesit, por edhe piketat në det, të cilat përcaktojn­ë hapësirën se deri ku duhet të notojnë pushuesit. Gjithashtu, nuk janë përcaktuar hapësirat e lejuara për lundrimin e mjeteve ujore. Plazhet, të cilat janë bllokuar, do të vijojnë të qëndrojnë të tilla deri në plotësimin e kushteve të sigurisë. Nëse diçka e tillë nuk kryhet brenda një afati të shkurtër, atëherë do të rinisin procedurat për dhënien për shfrytëzim te biznese të tjera të interesuar­a, që duhet me çdo kusht të vendosin vrojtues dhe piketat në det. Zv. kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shkëlqim Rama, shprehet se aksioni do të vijojë deri në verifikimi­n e të gjithë vijës bregdetare. "Kemi pritur afatin e përcaktuar që bizneset, të cilat ishin me mangësi, të plotësonin kushtet e sigurisë, çka nuk ka ndodhur, ndaj edhe kemi pro- ceduar me bllokimin e tri plazheve të para. Afati i fundit ishte e enjtja në mbrëmje, ndërsa prej mëngjesit të së premtes kemi nisur kontrollet. Këto kontrolle do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare, nga Zvërneci deri në Orikum, pasi duhet që të gjithë të jenë të vetëdijshë­m se duhen plotësuar kushtet e sigurisë, për të mos lejuar problemati­kat që kanë qenë prezente gjatë viteve të shkuara dhe që pushuesit të jenë të qetë", deklaroi Rama. Sezoni turistik për këtë verë deri tani ka rezultuar pas asnjë viktimë në bregdetin e Bashkisë së Vlorës. Ka pasur vetëm një rast, ku një 20vjeçare rrezikoi të mbytej, por falë ndërhyrjes së shpejtë të rojeve të plazhit, u arrit të shpëtohej.

 ??  ?? Policia Bashkiake gjatë aksionit për bllokimin e plazheve
Policia Bashkiake gjatë aksionit për bllokimin e plazheve
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania