Panorama (Albania)

Anija e arratisur, Gjykata kroate e sekuestron

-

DURRES- Kroacia bllokon me vendim gjykate anijen “Sea Scanner”, që u largua pa leje nga porti i Durrësit, ngjarje e regjistrua­r fundjavën e kaluar. Sipas të dhënave, ka qenë Gjykata e Rijekës në Kroaci që ka vënë në sekuestro për “Shkelje të Kodit Detar” anijen tregtare, që fundjavën e kaluar u largua pa leje nga porti i Durrësit, ku kishte sjellë një sasi prej 6 mijë tonësh kripë. Siç mësohet, Gjykata ka vendosur në sekuestro anijen si dhe 195 mijë euro garanci për pronarin, pasi ka shkelur kodin detar. Anija “Seascaner” me flamur të Sierra Leones kishte sjellë me 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Burime nga porti sqaruan se pas shkarkimit të sasisë prej 5500 tonësh, drejtuesit e anijes hynë në konflikt tregtar me pritësin e mallit, i cili nuk pranoi të merrte pjesën e mbetur prej 500 tonësh kripë, pasi ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk ranë dakord për sasinë e mbetur dhe dëmshpërbl­imin e saj. Subjekti dërgues dhe transportu­es, që është kompania “Sea Scanner Logistics”, rezulton se ka probleme me siguracion­in e mjetit dhe rrjedhimis­ht, probleme në mbulimin e dëmshpërbl­imit. Ndaj, pa u zgjidhur ky konflikt tregtar dhe me ngarkesën e zhdoganuar në Durrës, anija me kapiten sirian u largua në orët e para të së shtunës, pa lajmëruar autoritete­t shqiptare nga rada portuale e Durrësit. Pronari i subjektit shqiptar, për llogari të të cilit ishte ngarkesa me kripë, ka denoncuar në Polici vjedhjen flagrante të ngarkesës së mbetur në anije, ndërsa ngjarja përplasi institucio­net që veprojnë në portin e Durrësit për mënyrën se si anija arriti të largohej dhe të mos ndalohej në kohë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania