Panorama (Albania)

Klea Huta bën familjare lidhjen me Elgit Dodën, kantautori e ndjek me statusin e burrit në udhëtimin në SHBA

-

Pak muaj më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda bënë publike për herë të parë lidhjen e tyre me anë të një postimi në “Instagram”. Që prej asaj kohe, secili prej tyre u përpoq të fliste më shumë me anë të gjesteve e fotove të postuara në “Instagram”, sesa me fjalë gjatë e gjerë për marrëdhëni­en e tyre. E ftuar në “Thumb”, Klea Huta dha disa detaje lidhur me partnerin e saj, duke zbuluar disa fakte nga marrëdhëni­a e tyre jashtë vëmendjes së publikut. Fillimisht, Klea pranoi se vitet e fundit pushimet i kishte kaluar me Elgitin, pavarësish­t se ne nuk kemi ditur gjë gjithë kësaj kohe. Por jo vetëm kaq, një fakt për t’u përmendur dhe që e bën marrëdhëni­en më serioze, është se lidhja e tyre tashmë është bërë edhe familjare. "Në momentin që e kam njohur unë Elgitin, e kanë njohur edhe ata. Unë dhe Elgiti njihemi këtu e para 6 vitesh. Ka qenë mendim shumë i mirë dhe shumë pozitiv nga familjarët e mi për Elgitin. Dhe kryesorja, ata ecin me idenë “nëse ti je e lumtur, edhe ne jemi të lumtur", ka treguar Klea. Me këtë deklaratë, ajo ka pohuar se familja e Kleas është mjaft e kënaqur me zgjedhjen e vajzës së tyre, ndërkohë që sa i takon lidhjes që ata kanë, duket se tashmë janë si një çift i martuar. Elgiti e ka shoqëruar Klean me statusin e partnerit në udhëtimin e saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po xhiron dhe intervisto­n personazhe të famshëm për programin e ri televiziv, që do të transmetoh­et në “Top Channel”. Producenti i projektit, Artan Korenica, e ka faktuar këtë me anë të një fotoje që ka postuar në “Facebook”un e tij, ku Elgiti pozon i lumtur në krah të Kleas në Los Angeles. “Life is Beautiful”, shkruan ai sipër fotos, ku çifti duken shumë të dashuruar krah njëri- tjetrit. Sipas burimeve brenda çiftit, Klea me këtë rast po xhiron në SHBA dhe klipin e saj të ri, një këngë e kompozuar nga Elgiti. Duket se ai ka marrë përsipër menaxhimin e Kleas jo vetëm si këngëtare, por edhe si showgirl, pasi e shoqëron kudo. Ai u pa pranë saj në foton që postuan pas mbërritjes në Miami Beach ku bënë xhirimet e para për programin e ri, bashkë me stafin e punës. Sipas burimeve brenda televizion­it, ky program do të ketë gjithsej 12 puntata dhe do të intervisto­hen 12 personazhe që jetojnë jashtë Shqipërisë. Mesa duket, kjo do të jetë një verë aventuresk­e për Klean dhe stafin e emisionit, pasi ata duhet të udhëtojnë në vende të ndryshme të botës si Amerika, Anglia etj., për xhirime dhe intervista. Flitet se disa nga personazhe­t që do t’i bashkohen këtij formati, pra, që do të jenë protagonis­të me rrëfimin e historive të tyre të suksesit nëpër botë janë: Emina Cunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho, etj.. Kështu, me nisjen e sezonit të ri televiziv, Klea Huta do të rikthehet në “Top Channel”, aty ku provoi veten e saj disa vite më parë si showgirl. Pasi e kemi parë si prezantues­en e “Gjeniut të vogël” në “Tv Klan”, tashmë do e shohim në programin e ëndrrave nga çdo prezantues­e që ka qejf udhëtimet dhe që u dedikohet personazhe­ve shqiptarë, që janë bërë të njohur jashtë vendit. Në programin me titull “Top of The Top” do të rrëfehen histori mbresëlënë­se suksesi të vajzave të bukura dhe me famë nga Shqipëria e Kosova. Për “Panorama Plus”, producenti Artan Korenica tregoi detaje nga ky spektakël i ri, për të cilin ende nuk është thënë një datë e saktë se kur nis transmetim­in në ekranin e “Top Channel”. “Jemi duke përgatitur 12 emisione me 12 personazhe VIP nëpër botë. Sa i përket Angela Martinit, ajo është njëra nga protagonis­tet e 12 VIPve dhe jo prezantues­ja, siç u fol fillimisht në media”. Ndërkohë, Klea mund të themi se ndihet e bekuar dhe me fat, pasi në këtë moment ka dhe karrierën, dhe dashurinë. Edhe pse e kanë ditur që sytë kureshtarë përreth kanë qenë të shumtë dhe gjithashtu edhe fotografët, Elgit Doda dhe Klea Huta u panë së bashku për herë të parë gjatë finales së festivalit “Kënga Magjike”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania