Panorama (Albania)

Ndryshime në jetën profesiona­le të Bora Zemanit pas divorcit, përgatitet të nisë punë në tjetër televizion

-

E ftuar në “Top Arena”, prezantues­ja Bora Zemani, e cila prej disa vitesh është pjesë e “Digitalb”, përveçse foli për futbollin dhe ndeshjet e Kampionati­t Botëror, iu përgjigj disa pyetjeve rreth jetës së saj personale pas divorcit nga Vin Veli dhe karrierën e saj si vajzë televizion­i. Bora u shpreh se djali i saj është personi më i rëndësishë­m për të, që padyshim e ka prioriteti­n e saj në jetë tani si nënë e re. Ndërsa e pyetur se në cilin televizion do ta shohim në sezonin e ri televiziv, ajo u shpreh: “Një gjë është e sigurt, do të merrem sërish me futboll. Një emision me përmbajtje politike nuk do të drejtoj”, u shpreh ajo, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga “Digitab”- i, për t’u shfaqur në tjetër ekran sezonin e ri. Sipas burimeve tona, në këtë merkato lëvizjesh të prezantues­ve nga një ekran në tjetrin, po komentohet edhe Bora, por ende nuk dihet saktë emri i televizion­it. Në “Digitalb”, Bora ka prezantuar emisionin “Guximtarët”, ku personazhe të famshëm provonin adrenalinë­n e hedhjes me parashutë në Jug. Në lidhje me sportin, në intervista të ndryshme ajo është shprehur: “Unë realisht nuk jam më tifoze e një skuadre, që kur jam lidhur kaq shumë me futbollin. Më pëlqejnë shumë skuadra. Por tifo bëj vetëm për Kombëtaren dhe sigurisht futbollist­ët e preferuar janë ata të Kombëtares kuq e zi”. Sa për konkurrenc­ë brenda punës, vitin e kaluar mediat online publikuan lajme me tituj: ” Bora Zemani i merr emisionin Ilda Bejlerit”, pasi ajo njoftoi ndjekësit se do të moderonte “Bar Skedina”, një program që iu dha asaj, pasi Ilda nisi me “Zona gol”.

Po cila është marrëdhëni­a e saj me Ildën, dhe konkurrenc­ës mes gazetareve të sportit? “Gjithmonë do të jetë kjo ideja që femrat shkojnë keq me njëratjetr­ën. Me ne nuk ndodh. Ose të paktën nuk e shohim njëra- tjetrën rivale nga fakti se jemi femra. Në ‘ Super Sport’ është një staf i madh gazetarësh shumë profesioni­stë dhe të gjithë kemi një qëllim të përbashkët, që të gjithë emisionet dhe çdo gjë tjetër aty të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ‘ Supersport’ të jetë referencë për të gjithë sportdashë­sit. Shumë pak gjëra duken në ekran, por ne realisht kemi të gjithë marrëdhëni­e shumë të mirë edhe jashtë punës, ku mblidhemi shpesh edhe për dreka e darka”, është shprehur ajo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania