Panorama (Albania)

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj planifikoj­në dasmë, ceremonia sekrete VIP që kanë ideuar

-

Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ende s’e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, edhe pse shpeshherë kanë qarkulluar lajme të ndryshme për ta, ku është folur edhe për krisje të marrëdhëni­es së tyre. Megjithatë, edhe fansat e tyre janë në dijeni për një nga historitë e bukura të showbizit, prandaj pyetja e fundit që iu bë Enit në “Instagram” ishte: “Do të kemi një dasmë së shpejti?”. Këngëtarja u përgjigj me vargjet e këngës “Sonte kemi dasmë…”, që është kuptuar si një lajm i dhënë nga ajo, ndërsa po planifikon t’i japë fund beqarisë. Eni po punon për projektin e saj të radhës që publikohet këtë muaj dhe sipas burimeve pranë çiftit, thuhet se ajo dhe partneri i saj 15 vite më i madh, Genc Prelvukaj, po planifikoj­në dasmë VIP. Lidhja e tyre, që u zbulua me fotot e para gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se kishte marrë edhe aprovimin e familjes së Enit, pasi me ta ishte edhe motra e saj më e madhe këngëtare, Greta Koçi. Natyrisht, që çifti është shumë diskret në planet e dasmës, pasi do që gjithçka të jetë surprizë dhe aksush të mos dijë asgjë para se të bëhet realitet. Eni, e cila u fol se për dashurinë la Anglinë, ( ku ndiqte studimet për Dermatolog­ji), duket se tani e ka vendosur të zyrtarizoj­ë dashurinë. Disa ditë më parë ajo festoi ditëlindje­n e saj të 22- të, një datë speciale kur ajo u befasua nga motra e njerëzit e dashur, të cilët trokitën në derën e Enit në mesnatë. Në fotografit­ë e e ditëlindje­s mungonte i dashuri reper, Genc Prelvukaj. ” Urime ditëlindja! Edhe 100!”, ishte dedikimi që ai i bëri më pas në rrjetet sociale, si për të hedhur poshtë lajmet se mes tyre kishte krisje. Historia e çiftit u zbulua para një viti nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpuni­me me klipe. Kujtojmë që 22- vjeçarja ishte e para që hodhi një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh që kishin nisur të qarkulloni­n thashethem­et e para. Bashkë me një foto çift me 37- vjeçarin Prelvukaj, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj. Kjo këngë u komentua si një betim dashurie, që ata i bënin njëri- tjetrit në mënyrë kaq publike. GENC PRELVUKAJ, HISTORIA E PARË SERIOZE ME ENIN, PAS

DIVORCIT Pasi këngëtari Genc Prelvukaj u fotografua i kapur për dore me vajzën nga Tirana Eni Koçi, mediat i hynë më thellë marrëdhëni­es së tyre, duke u marrë me moshën e secilit dhe diferencën që kanë mes njëritjetr­it, por edhe me statuset personale. Sipas përllogari­tjeve, reperi Genc Prelvukaj është 15 vite më i madh se Eni Koçi, duke qenë se këngëtarja festoi ditëlindje­n e 22- të ( 05 Korrik 1996), ndërsa Genci feston 37- vjetorin më 16 korrik. Kujtojmë që

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania