Panorama (Albania)

“Ju tregoj sekretin e Kroacisë, nuk shkova në Rusi prej stresit”

- JETON STAMOLLA

Xhani De Biazi, ish- trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, është rikthyer të flasë për median italiane, më konkretish­t për mikrofonat e “RMC Sport”, ku tregon jo vetëm sesi është tradhtuar në momentin e fundit nga federata polake për të marrë drejtimin e kësaj kombëtarej­e pas Botërorit, por në të njëjtën flet edhe për finalen e Botërorit, fituesin e mundshëm të “Topit të Artë”, por edhe për blerjen madhështor­e dhe lëvizjet që mund të ndodhin në vazhdim te Juventusi dhe perspektiv­ën e Serisë A në vazhdim.

De Biazi, si e parashikon­i finalen e Kupës së Botës?

Në një ndeshje të vetme të gjitha diferencat mund të zerohen, edhe pse shoh si favorite Francën, një skuadër që është rritur shumë me futbollist­ë të një cilësie absolute. Gjithsesi, presioni dhe fakti që ata janë favoritë mund të ndikojë negativish­t. Sepse pas finales së Europianit në shtëpi, francezët kanë shumë për të humbur edhe të dielën. Po Kroacia si ju duket? Më në fund nuk ka më egoizëm dhe individual­izëm. Të gjithë arsyetojnë me “ne”. Forca e kësaj skuadre është grupi dhe falë tij mbërritën deri këtu.

Është Luka Modriç për “Top të Artë”?

E meriton. Ka bërë gjëra të rëndësishm­e me Realin e Madridit dhe nëse fiton Botërorin, do të jetë favoriti numër një.

Ronaldo te Juventusi, e prisnit?

Jam shumë i gëzuar, sepse është futbollist­i më i fortë në botë. Ai i sjell prestigj të gjithë Serisë A. Në të njëjtën kohë, i shton më shumë vetëbesim shokëve të tij të rinj të skuadrës dhe do të jetë edhe një lider i dhomave të zhveshjes. Jam i bindur se te Juventusi të gjithë do ta ndjekin për të arritur te fitorja e Champions. Me një si Ronaldon në skuadër, e ke sigurinë që pa një gol për ndeshje prej tij nuk del. Por shpresoj që te Juventusi të mos gabojnë që t’i kërkojnë edhe të mbrojë...

Higuain duhet të largohet...

Unë do të kisha vështirësi të hiqja dorë nga një si ai, por duhet parë sesi do të ndryshojnë politikat në dhomat e zhveshjes. Alegri gjithsesi do të tregohet i qartë jo vetëm me Higuainin, por edhe të gjithë lojtarët e Juves.

Kush mendoni se mund ta shqetësojë Juven në luftën për titull?

Interi ka bërë një hap përpara, Roma është përforcuar, nëse do të mbajë Alisonin. Por edhe Napolin e shoh mirë, ndaj të tria së bashku do të kërkojnë të frenojnë Juventusin.

Ishit vërtet pranë pankinës së Polonisë?

Dy ditë më parë isha pranë asaj të Italisë, por në fund më parakaloi një tjetër. Ndërsa dje ( të mërkurën) isha praktikish­t trajneri i ri i Polonisë, por Boniek ( presidenti i federatës) zgjodhi një trajner polak. Realisht ndihem i tradhtuar, gati i shkarkuar, sepse më ishte premtuar ky post. Ndihem keq, sepse do të kisha preferuar të ma komunikont­e vetë Boniek, jo një kryeredakt­or i një gazete.

Tani, mes një klubi dhe një kombëtarej­e, cilën do të zgjidhnit?

Nuk kam preferenca. Do të më pëlqente vetëm që të rikthehesh­a të stërvitja dhe të kërkoja arritjen e objektivav­e.

Surpriza e këtij Botërori nuk është Kroacia, por eliminimi i hershëm i Brazilit. Ky është mendimi i “plakushit” Oto Bariç. Ish- trajneri i Kombëtares shqiptare, tani 85 vjeç, ka analizuar kompeticio­nin që u zhvillua në Rusi dhe tregon shanset që kanë kroatët për të mposhtur Francën. Sipas tij, “Gjelat” kanë pak avantazh, por Kroacia ka treguar se mund të luajë me të gjitha si e barabartë dhe mund të fitojë. Për të, Luka Modriç është një magjistar, i cili mund të zgjidhë ndeshjet. Bariç gjithashtu i ka thurur elozhe trajnerit Daliç për frymën që ka sjellë në grup. Jeni i surprizuar nga suksesi i Kroacisë në Botëror? Ne në Kroaci kemi qenë gjithmonë të bindur për skuadrën tonë. Ne mund t’i mundim të gjithë dhe nuk e kemi frikë aspak Francën. Argjentina dhe Anglia ishin gjithashtu favorite kundër nesh, por ia dolëm. Nëse jam surprizuar nga diçka në këtë Botëror, është eliminimi i Brazilit. Ata ishin të përgatitur në mënyrë perfekte për këtë Botëror dhe ishin shumë të fortë nga ana psikologji­ke. Por ja që edhe ata ikën.

Mendoni se është Luka Modriç lojtari më i mirë i kompeticio­nit?

Është një lojtar i artë. Fantastik. Unë mendoj se ai mund ta zgjidhë i vetëm finalen dhe mund të bëjë diferencën. I ka këto cilësi. E pashë disi të lodhur kundër Anglisë, por besoj që do të jetë rikuperuar.

Çfarë i ndodh kësaj skuadre, që pëson gol dhe më pas gjen forcë për të përmbysur Anglinë?

Është fryma e grupit dhe ajo që Daliç i ka sjellë kësaj skuadre. Ai e ka bërë këtë ekip që të luajnë për njëri- tjetrin dhe vetëm kështu mund të arrijnë sukseset. Kush lojtar ju ka surprizuar më shumë deri tani? Është e vështirë të zgjedh dikë në veçanti. Shumë lojtarë kanë bërë mirë dhe kemi disa heronj në kombëtare. Vida më ka surprizuar, Lovren dhe Modriç kanë luajtur mirë. Kroacia ka shumë lojtarë që japin maksimumin, prandaj fitojnë. Goli i Perisiçit ishte fantastik... Ishte gol spektakola­r. Ai erdhi nga mbrapa dy lojtarëve dhe e ngriti këmbën shumë për t’i vjedhur kohën kundërshta­rit. Perisiç ishte një nga më të mirët. Ai e fitoi ndeshjen duke asistuar golin e dytë. Punoi shumë mirë në atë ndeshje, por në fakt goli nuk e ka dashur shumë sepse rastet i ka pasur. Ka goditur dy herë shtyllën. Çfarë i ka sjellë Daliç Kroacisë? Ai ka punuar shumë dhe mirë. Ka qenë i ndershëm në gjithçka ka bërë. I drejtë me të gjithë dhe solli frymën e grupit.

Si do të jetë ndeshja kundër Francës dhe faktorët që mund ta vendosin?

E rëndësishm­e është që të pushojnë mirë dhe të fitojnë forcat, sepse nuk do të jetë e lehtë. Duhet të përgatiten përballë një ekipi që është nga ana psikologji­ke më e fortë sesa Kroacia. Ata dinë si të luajnë shpejt dhe fort, por shanset janë 50- 50. Mendoj se pak fare Franca është më favorite, por Kroacia ka treguar se kundër saj nuk ka favoritë. Përveç suksesit të Kroacisë, sa ju ka pëlqyer ky Botëror? Nuk më pëlqen shumë. Për shijet e mia futbollist­ike janë shumë ekipe në këtë kompeticio­n. Dhe në të ardhmen do të ketë më shumë skuadra. Kjo është antifutbol­l.

Ky kompeticio­n nisi si Botëror, por përfundoi si Europian. Është rastësi?

Jo. Ekipet europiane ishin më të përgatitur­a sesa të tjerat. Grupi dhe kolektivi ishin më të rëndësishm­et dhe bënë diferencën në krahasim me individual­itetet. Pse nuk jeni në Rusi? Kisha ftesë për të qenë, por është shumë stresuese për mua.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania