Panorama (Albania)

Tusk: Vendimi i Këshillit u bazua në progresin e Shqipërisë

-

Vendimi i Këshillit të BE- së për të përcaktuar rrugën për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë në qershor 2019, nuk do të ishte i mundur pa progresin e Shqipërisë në rrugën e reformave. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, priti dje në Bruksel Kryeminist­rin Rama, me të cilin zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp. “Jam i lumtur që konteksti në të cilin po takohemi është si pozitiv, ashtu edhe premtues. Kanë kaluar vetëm pak javë, që kur Këshilli vendosi të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatav­e me Shqipërinë, në qershor 2019 dhe Komisioni ka nisur që tani punën përgatitor­e. Ky është një vendim që ka qenë unanimisht i miratuar nga të gjithë krerët dhe qeveritë e BEsë. Ky progres nuk do të kishte qenë i mundur pa progresin e qëndrueshë­m dhe të pakthyeshm­e në rrugën e reformave që ka bërë vendi juaj. Pa dyshim, nuk do të kishte qenë i mundur edhe pa angazhimin tuaj personal dhe energjinë tuaj pozitive, prandaj shumë faleminder­it Edi, keni bërë një punë të shkëlqyer”, tha Tusk. Ai kërkoi vijimin e reformave në mënyrë që Këshilli të marrë vendimin qershorin e ardhshëm. “Nuk kam dyshime se nëse Shqipëria vijon momentin pozitiv të reformave, do të jetë e mundur të arrijë rezultatet e nevojshme qershorin e ardhshëm sepse vendi i Shqipërisë është në BE dhe Shqipëria do të bëhet vend anëtar në BE. Nuk ka dyshime për këtë”, theksoi Tusk. Sipas tij, “Është shpresa ime dhe uroj që të gjithë krahët pro europiane të politikës shqiptare të punojnë drejt këtij objektivi të njëjtë”. Presidenti i Këshillit Europian inkurajoi dialogun me Greqinë, duke e vlerësuar Shqipërinë një partner të mirë. “Përpjekjet tuaja për të zgjidhur dallimet e mbetura me Greqinë janë prova më e mirë për angazhimin e Shqipërisë ndaj BE- së dhe për marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë. Shqipëria mbetet një partner i mirë dhe një mik për BE- në për sigurinë dhe çështjen e emigrantëv­e, ku kemi një bashkëpuni­m të fortë dhe të stabilizua­r”, tha Tusk.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me Presidenti­n e KE, Donald Tusk
Kryeminist­ri Rama me Presidenti­n e KE, Donald Tusk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania