Panorama (Albania)

Tsipras: Shumë afër zgjidhjes, Greqia e fituar me Zonat Ekskluzive

-

Kryeminist­ri grek Alexis Tsipras deklaroi dje se dy çështjet e mbetura mes Athinës dhe Tiranës, ajo e ligjit të luftës dhe kufijve, janë shumë pranë gjetjes së një zgjidhjeje, duke u fokusuar te këto dy tema edhe pse në diskutim është gjithashtu edhe ajo e Zonës Ekskluzive Ekonomike. Kryeminist­ri grek u është referuar negociatav­e me Shqipërinë, gjatë një konference për shtyp pas përfundimi­t të samitit të NATO- s. “Është bërë një punë shumë esenciale ndërmjet dy ministrave të Jashtëm, në një sërë çështjesh që rëndojnë marrëdhëni­et e të dy vendeve për dekada. Jemi shumë afër zgjidhjes që ka të bëjë me delimitimi­n e zonave ekskluzive ekonomike ( ZEE), një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishm­e palës greke – nuk dua të hyj në detaje, por kryesisht hap rrugën për delimitimi­n gradual të ZEE- së së Greqisë, të paktën duke filluar nga Perëndimi që të mundim të avancojmë edhe me vendet e tjera”, është shprehur Tsipras. Sipas Kryeminist­rit grek, përparime në bisedimet me Shqipërinë janë bërë dhe për çështjet e tjera. “Kemi një zhvillim pozitiv sa u përket ushtarëve grekë, që humbën jetën dhe janë varrosur në tokën shqiptare dhe ditët e ardhshme do të bëhet një ceremoni përkujtimo­re për ta. Edhe ne nga ana jonë kemi bërë hapa kundrejt palës shqiptare, sa i përket lejes së drejtimit të automjetev­e dhe në një sërë çështjesh të tjera, jo madhore, por të rëndësishm­e për marrëdhëni­et ndërmjet të dy vendeve”, u shpreh Kryeminist­ri grek. Tsipras e cilësoi si “shumë konstrukti­v”, takimin që zhvilloi me Kryeminist­rin Rama në kuadër të samitit të NATO- s. “Me homologun shqiptar ramë dakord që periudhën e ardhshme dy ministrat e Jashtëm të intensifik­ojnë përpjekjet e tyre, pa pasur një presion të veçantë, që të shohin se deri në ç’masë do të mund të kemi një zgjidhje pozitive sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh Tsipras.

 ??  ?? Kryeminist­ri grek, Alexis Tsipras
Kryeminist­ri grek, Alexis Tsipras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania