Panorama (Albania)

JETËSHKRIM­I I AMBASADORI­T ZENELI

-

Bashkim Zeneli lindi në Shkodër, më 04.02.1948. Ka kryer studimet për Drejtësi dhe ka ndjekur studimet pasunivers­itare për Gazetari dhe Filozofi.

Në fillimet e punës së tij ka qenë përkthyes i gjuhës gjermane dhe më pas si gazetar dhe analist i çështjeve të politikës së jashtme.

Në vitin 1991 përfshihet në politikë, si sekretar për Marrëdhëni­et me Jashtë në Partinë Socialiste dhe në vitin 1992, për dy legjislatu­ra zgjidhet deputet në Kuvendin Popullor.

Si politikan i PS- së dhe si nënkryetar i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit, ka përfaqësua­r Shqipërinë në veprimtari të shumta ndërkombët­are dhe rajonale, veçanërish­t në kuadër të Asamblesë parlamenta­re të NATO- s dhe OSBE- s.

Në nëntor 1997 emërohet ambasador i Shqipërisë në Gjermani deri në vitin 2002 e më tej, ambasador në Greqi deri në vitin 2006.

Është autor i qindra shkrimeve, analizave dhe studimeve për çështje të politikës së jashtme dhe sidomos të rajonit, të publikuara në shtypin e huaj dhe vendës.

Në dhjetor të 2015 botoi me shumë sukses dhe vlerësime librin “Për Gjermaninë – histori diplomatik­e dhe kujtime”. Së shpejti del në dritë libri tjetër për Greqinë.

Është nderuar edhe në Gjermani, edhe në Greqi. Është ambasadori i parë “Qytetar nderi i Athinës dhe nderuar me medaljen e artë “Zgalemi i lirisë”.

Në Gjermani është përfshirë 3 vite radhazi në “Encikloped­inë e figurave të shquara politike në Republikën Federale të Gjermanisë.

Mbas viteve ’ 90, si politikan dhe si ambasador, ka dhënë një kontribut të veçantë në luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania