Panorama (Albania)

Foto me jaht në Itali, edhe tre muaj hetim për Tahirin

U zbulua një udhëtim i tij me jaht nga Mali i Zi në Leçe

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me 3 muaj hetimet për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Afati i hetimeve në kuadër të dosjes “Habilaj” përfundont­e më datë 17 korrik, ndërsa tashmë janë zgjatur edhe me tre muaj të tjera. Shtyrja e afateve është bërë për shkak se prokurorët janë në pritje të letërporos­ive nga vendet fqinje, që janë nisur nga autoritete­t shqiptare për të marrë informacio­n. Por burimet saktësojnë se prokurorët kanë kërkuar më shumë kohë, edhe për shkak të zbulimit të një udhëtimi, që ai ka bërë me jaht nga Mali i Zi në drejtim të Leçes, në Itali. Ky udhëtim i ish- ministrit nën hetim për lidhje me grupin kriminal “Habilaj”, është zbuluar së fundmi nga grupi i prokurorëv­e që po heton për aktiviteti­n e tij, pas këqyrjes së telefonit të njërit prej personave të dyshuar. Burimet thanë se në këtë telefon janë gjetur foto të Saimir Tahirit dhe personave që e shoqëronin. Ndërsa mësohet se fotot që dokumentoj­në këtë udhëtim të dyshimtë, janë bërë në verën e 2017- s, pak javë para se Prokuroria e Krimeve të Rënda të niste hetimin ndaj ish- ministrit Tahirit.

HETIMET Burime nga grupi hetimor thanë se gjatë verifikime­ve që po kryhen për llogari të dosjeve “Habilaj” dhe “Tahiri”, ka rezultuar se ish- minis- tri i Brendshëm ka udhëtuar me automjet nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe prej andej me jaht në drejtim të Leçes. Për këtë arsye, prokurorët kërkojnë të zbulojë se kush është pronari i jahtit, me kë udhëtoi Tahiri nga Mali i Zi në Itali, ku u akomodua, kush ishin miqtë që e shoqëronin, si dhe kush pagoi për shpenzimet e këtij udhëtimi. Në fakt, kjo nuk ishte hera e parë që Saimir Tahiri udhëtonte drejt vendeve fqinje duke drejtuar mjete lundruese në pronësi të personave të tretë. Në 2014n, vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën e ministrit të Brendshëm, ai udhëtoi drejt Greqisë, me një skaf në pronësi të Orgest Liperit. Në dosjen e Prokuroris­ë thuhet se skafi pësoi defekt dhe Saimir Tahiri kërkoi ndihmën e Artan Habilajt dhe një zyrtari policie. Të dy ata e sollën mjetin lundrues në Shqipëri. Momenti që e implikon në këtë pikë ish- ministrin, është fakti se skafi në pronësi të Liperit u dërgua në Itali nga vetë Moisi Habilajt, i dyshuar si kreu i grupit kriminal e që aktualisht ndodhet në burg në Katania. Prokurorët po rendisin të gjitha provat, mbi bazën e të cilave pretendojn­ë të provojnë akuzat ndaj ishministr­it dhe nuk ndalen në përpjekjet e tyre, për ta çuar prapa hekurave përmes rekursit të bërë së fundmi në Gjykatën e Lartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania