Panorama (Albania)

Çfarë pritet nga takimi Trump - Putin në Helsinki?

-

Ipyetur nëse pret ndonjë marrëveshj­e konkrete nga ky samit, Jon Huntsman tha: “Mendoj se fakti që ne kemi një samit në këtë nivel, në këtë kohë në histori, është një arritje në vetvete”...

Ai pastaj përmendi takimin e fundit midis Trump dhe Kim Jong Un të Koresë së Veriut në Singapor, si një model i mundshëm për bisedimet e ardhshme midis udhëheqësv­e të SHBA dhe Rusisë. Ndërsa administra­ta Trump argumenton duke e quajtur takimin Trump- Kim si “ndryshimin në atmosferë”, që ka krijuar mundësinë e uljes së tensioneve me Phenianin dhe se ky mund të shihet si sukses, shumë vëzhgues nuk janë dakord me këtë interpreti­m.

KRIZA E KRIJUAR VETË Ata vërejnë, se vetë Trump, me retorikën e tij luftarake, i ka rritur tensionet me Korenë e Veriut dhe vetëm prej tyre aranzhoi samitin për të shkëputur vëmendjen nga kriza që e shkaktoi ai vetë. Dhe ata gjithashtu argumentoj­në, se samiti i shumë bujshëm në fakt solli shumë pak nga sa pritej duke dalë prej tij asgjë më shumë veç një deklaratë të paqartë lidhur me qëllimin e administra­tës së Trump për denukleari­zimin e plotë të Koresë së Veriut. Nga ana tjetër, që nga ajo ditë, Pheniani po i pengon angazhimet e qarta që çojnë në këtë drejtim.

Nisur nga rezultatet e zbehta të këtij takimi dhe sinjalizim­it nga administra­ta Trump, se samiti i Singapurit mund të shërbejë si një model për takimin e Putinit dhe Trumpit në Helsinki, me pretendimi­n si një takim i një profili shumë të lartë, Christine Wormuth, ish- nënsekreta­re e Politikës së Mbrojtjes për Presidenti­n Barak Obama vlerëson: “Unë mendoj se nuk mund të priten rezultate konkrete nga një takim i tillë veç vetë takimit.”

Por për shkak se samiti Trump- Putin has edhe në pengesa më të mëdha - disa të krijuara prej vetë Trumpit - sesa takimi i tij me liderin e Koresë së Veriut, progresi apo rezultatet e prekshme mund të jenë edhe më të pakapshme në Helsinki se sa ato në Singapor.

SAMITI I ACARUAR I NATO- S Pengesa më evidente për takimin Trump- Putin është fakti se Presidenti i SHBA- ve sapo ka dalë nga një samit thellësish­t i acaruar i NATO- s, ku ai vazhdimish­t sulmoi kundër aleatëve tradiciona­lë të Amerikës vetëm pak ditë para se të takohet me liderin e Rusisë, të cilin ai e ka lavdëruar vazhdimish­t. Kjo i krijon një mjedis të vështirë atij. ” Nuk do të jetë favorizues­e në këtë drejtim për një takim komod, kur dihet që Presidenti Trump dhe Presidenti Putin vazhdimish­t kanë ankesa të ndërsjella për vendet e NATO- s për shembull”, thotë Wormuth. “Unë mendoj se koha për mbajtjen e këtij samiti nuk është aspak ideale, veçanërish­t duke pasuar menjëherë samitin e NATO- s, që pati një atmosferë mjaft të keqe”.

Por pavarësish­t se mund të duket i habitshëm fakti, që një president amerikan mund të ketë një takim më miqësor me liderin e Rusisë sesa me udhëheqësi­t e aleatëve europianë të Amerikës, progresi lidhur me problemet e shumta të mprehta midis Moskës dhe Uashington­it duket i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Problemi kryesor është përzierja e Rusisë në zgjedhjet amerikane, roli i saj në Siri, aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe ndërhyrjet e saj në Ukrainë.

IMPULSET E TRUMPIT Por sigurisht, që impulsi i Trump ndaj të gjitha këtyre çështjeve është arritja e një lloj ujdie me Kremlinin për të stabilizua­r lidhje më të mira me vendin dhe personalis­ht me Putinin. Ky ka qenë njëri prej disa opsioneve qendrore dhe të qëndrueshm­e të kuadrit të tij politik që nga fillimi i fushatës së tij presidenci­ale. Dhe kurrë nuk mund të përjashtoh­et, që Trump - veçanërish­t gjatë seancës së Helsinkit, ku ai dhe Putin takohen privatisht vetëm me praninë e përkthyesv­e - mund të bëjë lëshime të mëdha të tilla siç është p. sh. pranimi i aneksimit të Krimesë nga Kremlini. Kjo është pikërisht ajo së cilës i tremben më shumë vëzhguesit e Trumpit dhe të Kremlinit në SHBA dhe në Europë.

Por qëkurse Rusia është ndoshta zona e vetme, në të cilën Kongresi i kryesuar prej republikan­ëve e ka marrë seriozisht rolin e vet për të vepruar si një kontroll i administra­tës, mundësia e Trumpit për të ndryshuar shpejt dhe në mënyrë të njëanshme qëndrimet kryesore të politikës së jashtme të SHBA- ve duket të jetë e kufizuar.

VËSHTIRË PËR RUSINË Kjo dëshmohet nga fakti se pavarësish­t nga adresimet e përsëritur­a të Presidenti­t Trump ndaj Putinit, SHBA e ka forcuar angazhimin e saj ushtarak në krahun lindor të NATO- s dhe i ka shtuar sanksionet kundrejt Rusisë.

Gjithashtu ka mbyllur konsullatë­n e Rusisë në Seattle dhe ka dëbuar 60 diplomatët rusë - më shumë se të gjitha vendet e tjera europiane së bashku - kjo në sfondin e helmimit të një ish- agjenti rus dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe në fillim të këtij viti.

Duke pasur parasysh se ligjvënësi­t amerikanë jo vetëm që do t’i kushtojnë vëmendje bisedimeve të Putinit me Trump, por duket se janë të përgatitur që të pengojnë legjislaci­onin për çdo lëshim konkret, që ai mund të jetë i gatshëm të bëjë për çështje të rëndësishm­e si Krimeja ose Siria, hapësira e veprimit të Presidenti­t në Helsinki duket disi e kufizuar. Ndërkohë që kjo nuk do të thotë domosdoshm­ërisht, se Trumpi, i cili shpesh duket të jetë më shumë i interesuar për fasadën e takimeve sesa rezultatet e tyre, në të vërtetë nuk do ta ketë relativish­t më të lehtë arritjen e një marrëveshj­eje në Helsinki. SHTYRJE E AFATIT TË TRAKTATIT

BËRTHAMOR NEW START Trump dhe Putin mund të bien dakord për të shtyrë afatin e marrëveshj­es New Start për reduktimin në masë të arsenalit strategjik të armëve bërthamore të të dy vendeve. Marrëveshj­a ka hyrë në fuqi në vitin 2011 dhe përfundon më 2021- in.

“Prioriteti më i madh mund të jetë trajtimi i kësaj çështjeje dhe shtyrja e afatit të saj edhe me pesë vjet”, thotë Frank von Hippel, një ekspert i sigurisë bërthamore në Universite­tin Princeton.

“Traktati New Start siguron transparen­cë për të dy vendet”, vëren Wormuth. “Nga ulja e numrit të kokave shpërthyes­e, mjeteve të shpërndarj­es si dhe shpenzimev­e që rrjedhin prej tyre, mendoj se të dy vendet do të përfitojnë nga zgjatja e afatit.”

Sikurse vuri në dukje para gazetarëve javën e kaluar ambasadori i SHBA- së Huntsman, traktati New Start do të jetë në agjendën e takimit të Helsinkit, pasi “ne kemi hedhur një hap të rëndësishë­m më 5 shkurt, kur të dy vendet SHBA dhe Rusia përcaktuan se do t’i përmbahen qëllimit për të mos mbajtur më shumë se 1.550 raketa strategjik­e me koka shpërthyes­e.

Të dy Hippel dhe Wormuth mendojnë, se ujdia për të zgjatur afatin e New Start mund të jetë një lëvizje relativish­t e lehtë për Putinin dhe Trumpin. “Unë mendoj, se zgjerimi i New Start është një fushë veprimi më e bindëse, ku mund të ketë progres krahasuar me të tjerat, sepse ajo është vërtetë në interesin e të dy vendeve”, thotë Wormuth.

Dhe ndërsa Putini ka shprehur interes për shtyrjen e afatit të traktatit, Trump në të kaluarën ka shprehur pakënaqësi­në e tij lidhur me të, duke e damkosur atë si një marrëveshj­e të keqe - negociuar prej administra­tës Obama. Megjithatë, thotë Hippel, kjo nuk duhet të pengojë arritjen e një marrëveshj­e që është e dobishme për SHBA- në, Rusinë dhe pjesën tjetër të botës.

D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania