Panorama (Albania)

“Birra Korça” surprizon turistët: Këtu kemi gjetur tradiciona­len

Grupi prej 50 turistësh hungarezë darkojnë në restoranti­n e ri: Në një vend të vetëm gjetëm birrën, ushqimet e muzikën e zonës

- KORÇE/

Turistët e huaj nuk kërkojnë asgjë tjetër kur vijnë në Shqipëri përveçse të njihen me elementët që i afrohen sa më shumë tradiciona­les.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja që gjithnjë dhe më shumë grupe të mëdha turistësh në Korçë, kalojnë orë të tëra fillimisht duke vizituar ambientet e fabrikës së birrës dhe më tej te restoranti i ri. Ata janë në kërkim të birrës tradiciona­le të qytetit, ushqimeve tipike të zonës, muzikës, kërcimit e dëfrimit. Dhe ku më mirë se te kjo hapësirë e “Birra Korça” mund t’i gjesh të gjithë këto elementë, pa qenë e nevojshme të lëvizësh diku tjetër. Turistët e radhës ishin 50 hungarezë, të cilët zgjodhën të vizitojnë fabrikën dhe të darkojnë te restoranti i “Birra Korça”. Njohës shumë të mirë të birrës dhe teknologji­së së prodhimit të saj, pasi, siç ata theksojnë, në qytetin e tyre Nagykanizs­a ka pasur një fabrikë birre, turistët u shprehën mjaft të surprizuar nga ajo që gjetën në hapësirën e “Birra Korça”. Bàthory Gyula është një prej tyre, i cili shi- joi pafund birrën dhe ushqimet tradiciona­le.

Nga vini dhe si mësuat për fabrikën e “Birrës Korça”?

Ne jemi 50 turistë nga qyteti i Nagykanizs­a në Hungari. Kemi ardhur për të vizituar Shqipërinë dhe mësuam se një nga vendet që nuk duhej humbur ishte fabrika e “Birra Korça”. Gjatë udhëtimit patëm mundësinë ta provojmë në disa vende pasi kudo ku ndalonim na rekomandoh­ej kjo birrë dhe ishte vërtet cilësore. Na thanë që për më tepër është një fabrikë moderne dhe me shumë historik në vetvete, ndaj nuk hezituam që të vinim këtu.

Dhe pasi e vizituat fabrikën, çfarë do të na thoni?

Fantastike. Ne vijmë nga një qytet ku ka një fabrikë birre dhe deri diku e njohim teknologji­në, por ajo çfarë pamë këtu ishte gjigante. Më pëlqeu higjiena, shija e birrës së sapoprodhu­ar. Ka një kapacitet gjigant. Është mbresëlënë­se.

Dhe pas fabrikës, keni zgjedhur që të darkoni te restoranti?

Po, dhe kjo ka shumë arsye. Së pari, sepse na e kanë rekomandua­r. Ka një ambient fantastik dhe këtu plotësohet çdo gjë që kërkon një turist për t’u argëtuar. Ne kërkojmë të njohim pjesën tradiciona­le, ushqimet tipike, muzikën, të kërcejmë dhe të pimë birrën vendase. Është kaq për t’u vlerësuar, kur dikush arrin t’i përmbushë të gjitha këto brenda së njëjtës hapësirë. Jemi duke e shijuar mbrëmjen vërtet shumë.

 ??  ??
 ??  ?? Turistët hungarezë duke shijuar “Birra Korça” dhe duke u argëtuar në restoranti­n e ri
Turistët hungarezë duke shijuar “Birra Korça” dhe duke u argëtuar në restoranti­n e ri
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania