Panorama (Albania)

“Droga e kapur në Itali s’është e vjetër, e mbjellë 6 muajt e fundit”

- Gent Strazimiri

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Gent Strazimiri, ka reaguar dje pas deklaratav­e të Fatmir Xhafajt se kultivimi i kanabisit do të jetë zero në vitin 2018. Por për demokratin mjafton një kërkim në “Google” për të zbuluar sasitë e konsiderue­shme të drogës, që janë kapur në shtetet fqinje. Strazimiri ka cituar një deklaratë të gjeneralit italian të Guardia Di Finanza- s, Nikola Altieri, sipas të cilit droga e kapur në Itali nuk është prodhim i vjetër, por i 6 muajve të fundit. “Përsa i përket ‘ zhdukjes së kultivimit të drogës gjatë 2017’, gjenerali italian i Guardia di Finanza- s, Nikola Altieri, i deklaron gazetës “Liberation” para 2 javësh: Megjithëse ata ( autoritete­t shqiptare) pretendojn­ë se droga që ende vazhdojmë të kapim është prodhim i viteve të mëparshme, analizat e bëra mallit tregojnë se nuk është prodhim më i vjetër së i 6 muajve më parë. Kjo është e vërteta, sa ç’është e vërtetë që Agron Xhafaj është trafikant droge, që po kryen dënimin në Itali e që vëllanë ia bënë “Saimir” të Ministrisë së Brendshme, pasi “reformoi” drejtësinë shqiptare. Nëse cilido që na rrethon, paska filluar të flasë “shqup”, “Fatmirë” e “Saimirë” të narkoqever­isë, DORËZOHUNI, koha juaj ka mbaruar! Jeni të rrethuar!” Sipas tij, “94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit, ndërko- hë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste”. Ai ka cituar disa artikuj të publikuar në media, sipas të cilit tregohet se kultivimi dhe tregtimi i drogës në vendet e BE- së është rritur. “Në artikullin e datës 11 korrik 2018, sipas “Zërit të Amerikës”, raporti konstaton qartësisht se:’ Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të mari- juanës, që kanë si destinacio­n tregjet italiane dhe europiane’. “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm, duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskime­ve, mbi 90 tonë nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”. “Trendi i konfiskime­ve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri””, tha Strazimiri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania