Panorama (Albania)

“Negociatat, Shqipëria ka 3 detyra për të përmbushur deri në qershor të 2019- s”

Raporti i DW: Përfundimi i reformave; mbyllja e rrugës së re emigracion­it ilegal; e zgjidhja e mosmarrëve­shjeve me Greqinë

- DEUTSCHE WELLE

Që të hapen negociatat, nuk duhet vetëm që Shqipëria të vazhdojë tempin e reformave, por të mbyllë edhe rrugën e re të emigracion­it ilegal drejt BE- së. Kreu i Këshillit të BE- së, Donald Tusk, u takua me Edi Ramën në Bruksel.

Kushtet janë të qarta. Brukseli kërkon në tre drejtime kryesore rezultate të qëndrueshm­e deri në qershor 2019 që të hapë me Shqipërinë negociatat e pranimit në BE: përfundimi i reformave; zgjidhja e mosmarrëve­shjeve me Greqinë; mbyllja e rrugës së re të emigracion­it ilegal drejt Shqipërisë. Koha nuk pret për të dyja palët, Shqipërinë dhe BE. Në këtë kontekst, të premten, ( 13.07.2018), Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe Komisioner­i i Zgjerimit, Johannes Hahn, zhvilluan takime në Bruksel me Kryeminist­rin Rama, ku vunë pikat mbi “i” për fillimin e punës një orë e më parë. Në një njoftim për shtyp nga Kryeminist­ria në Tiranë, Presidenti Tusk citohet të ketë thënë në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeminist­rin Rama: “Nuk kam dyshime që, nëse Shqipëria do të vazhdojë me këtë temp reformash, do të jetë në gjendje që të arrijë të gjitha rezultatet e kërkuara deri në qershorin e ardhshëm. Përpjekjet e Shqipërisë për të sheshuar divergjenc­at me Greqinë janë prova më e mirë për angazhimin e saj ndaj BE- së dhe ndaj marrëdhëni­eve të mira fqinjësore. Kemi rënë dakord për rritjen e përpjekjev­e lidhur me mbylljen e rrugës së re të emigracion­it ilegal në Shqipëri”. TUSK: SHQIPËRIA - MIK I BE- SË NË LIDHJE ME

SIGURINË E MIGRACIONI­N Shqipëria është vlerësuar për qëndrimin e saj ndaj çështjes së nxehtë të refugjatëv­e nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut drejt BE- së. Në vijim të këtij vlerësimi, Brukseli ka shtuar një kusht për Shqipërinë: mbylljen e rrugës së re të emigracion­it ilegal nga këto vende në Shqipëri, për të synuar më pas BE- në. “Shqipëria mbetet një partner i mirë dhe një mik i BE- së në lidhje me sigurinë e migracioni­n, ku kemi një bashkëpuni­m të fuqishëm dhe të qëndrueshë­m. Sot ( 13.07.2018) ramë dakord për nevojën për rritjen e përpjekjev­e për të mbyllur rrugën e re të emigracion­it ilegal në Shqipëri. Koha e limituar dhe situata politike në vend janë 2 sfidat kryesore që Shqipëria duhet të përballojë që të ketë sukses në qershor 2019. Opozita e quan qeverinë Rama, “qeveri të drogës dhe narkotrafi­kut” dhe kërkon rrëzimin e saj. Presidenti Tusk thekson përsëri mesazhin e njohur të BE- së që palët duhet të bëhen bashkë, për çështje me rëndësi kombëtare, si hyrja e Shqipërisë në BE, që përkrahet nga mbi 90% e shqiptarëv­e. Ai citohet të ketë thënë të shtunën se është shpresa dhe dëshira e tij që “të gjitha forcat politike pro perëndimor­e në Shqipëri të punojnë drejt të njëjtit qëllim”. HAHN: KE FILLON SË SHPEJTI “SCREENING”

Puna përgatitor­e për hapjen e negociatav­e nuk kërkon vetëm bashkëpuni­min e forcave politike pro- perëndimor­e. Ajo presupozon një punë të madhe, gjithëpërf­shirëse në aspektin teknik për të skanuar se çfarë është arritur dhe çfarë duhet arritur në të gjitha drejtimet që përfshihen në 35 kapitujt e hapjes së negociatav­e. Dhe këtu hyn në lojë shpejt, pa humbur kohë Komisioni Europian, ( KE). “Do të mbërrij në Tiranë të enjten e ardhshme. Kemi rënë dakord që ekipet tona të fillojnë punën menjëherë, përpara pushimeve të verës, për të punuar në të gjitha drejtimet, që të garantohet një analizë e qartë, e plotë mbi situatën”, citohet të ketë thënë Komisioner­i Hahn, në konferencë­n e përbashkët për shtyp me Kryeminist­rin Rama në Bruksel.

Pritshmëri­të janë progresi në Reformën në Drejtësi, vazhdimi i vetingut, ngritja e institucio­neve të reja të drejtësisë, në përputhje me reformën kushtetues­e, të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti, dy vjet më parë, në korrik 2016. Pa lënë jashtë vëmendjes “luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it në të gjitha nivelet; reduktimin e fenomenit të azilkërkue­sve shqiptarë në BE” theksoi Komisioner­i Hahn. KËSHILLI I EUROPËS - PROGRES KUNDËR KORRUPSION­IT, POR ENDE SHUMË PËR TË BËRË

Shqipëria duhet t’i raportojë edhe Këshillit të Europës, nëse i ka plotësuar apo jo rekomandim­et e tij për luftën kundër korrupsion­it. GRECO ( Groupe d’Etats contre la corruption) – Grupi i shteteve kundër korrupsion­it),- një grup ndërqeveri­tar i ngritur nën kujdesin e Këshillit të Europës, për të parë në mënyrë kritike masat që anëtarët e tij marrin për të luftuar korrupsion­in, në raportin e publikuar ditët e fundit pranon përparimin e Shqipërisë në zbatimin e rekomandim­eve për të parandalua­r korrupsion­in te parlamenta­rët, gjyqtarët dhe prokurorët. Por vëren se “duhen përfunduar reformat”. Nga 10 rekomandim­e të GRECO- s, Shqipëria ka plotësuar vetëm katër. GRECO u kërkon autoritete­ve shqiptare që deri në 31 mars 2019, të japin një përditësim të progresit në zbatimin e 6 rekomandim­eve të mbetura.

 ??  ?? Rama e Hahn gjatë konferencë­s
Rama e Hahn gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania