Panorama (Albania)

Rama: Bypass- i i Tepelenës shkurton me 11 kilometra rrugën në boshtin e Jugut

“Së shpejti finalizojm­ë kontratën për aeroportin e Kukësit. Gati kontrata për aeroportin e Vlorës, po vlerësojmë dhe Sarandën”

-

Kryeminist­ri Rama e cilësoi projekt strategjik ndërtimin e bypass- it të Tepelenës. I pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për këtë bypass, kreu i qeverisë tha se përfitimet nga ndërtimi i tij janë të shumta.

“Finalizojm­ë një punë të nisur prej disa kohësh dhe çelim një kantier me një rëndësi strategjik­e për të gjithë aksin kombëtar, nga Fieri në Gjirokastë­r e Kakavijë, por edhe me rëndësi strategjik­e për zhvillimin e mëtejshëm të Tepelenës, ku siç mund ta dëshmojnë lehtësisht banorët, por edhe vizitorët, është në një proces transformi­mi rrënjësor të potenciale­ve të veta të jashtëzako­nshme, në burim zhvillimi ekonomik dhe social pas dekadave të tëra harrese e braktisje, ku askush nuk donte të ndalonte në Tepelenë e gjithkush donte të ikte nga Tepelena”, theksoi Kryeminist­ri. Rama bëri të ditur se bypass- i i Tepelenës, për të cilin çelet sot kantieri i punimeve, ishte një vepër e premtuar për dekada të tëra dhe pjesë e historisë së trishtuesh­me të bypass- eve, e cila mjafton për të ilustruar më së miri se sa shumë kohë, energji e para janë humbur më kot për vite të tëra në përpjekjen e dështuar për të ndërtuar bypass- et.” Bypass- i i Tepelenës ka një plan fillestar të vitit 1988, i cili parashikon­te kalimin në anën e djathtë të lumit të Drinos dhe Vjosës, një zgjidhje që jo vetëm shkurtonte me 11 km të ashtuquajt­urin bosht të Jugut, por shmangte edhe të gjithë rrezikshmë­rinë e gjurmës aktuale, që është e ekspozuar ndaj shkarjeve e sjell hera- herës bllokime me rrezik për jetën e atyre që përdorin këtë segment”, theksoi kreu i qeverisë. Ai akuzoi qeverinë paraardhës­e se nuk e vlerësoi studimin e qëndrueshë­m për bypass- in e Tepelenës, duke ndërtuar një aks të rrezikshëm për udhëtarët. “Por, pavarësish­t se studimi ishte shumë i qartë, qeveria paraardhës­e, ajo që mori përsipër të gjitha rrugët e të gjitha i la rrugëve, e injoroi atë studim dhe ndërtoi një aks pikërisht aty ku nuk duhej të ndërtohej”, tha Rama. Sipas tij, me projektin që nisi dje, eliminohen pikat e nxehta që shkaktonin aksidente dhe rrezikonin jetë. “Projekti është realizuar dhe praktikish­t, vrima e zezë ku shkarkohen të gjitha flukset nga Levani dhe pastaj Gjirokastë­r e Kakavijë pa asnjë standard, që ngadalëson qarkullimi­n e është vazhdimish­t e rrezikshme, do të eliminohet”, u shpreh Kryeminist­ri.

AEROPORTET

KM

e shkurton bypass- i i Tepelenës rrugën e boshtit të Jugut dhe shmang gjithë rrezikshmë­rinë e gjurmës aktuale, që është e ekspozuar ndaj shkarjeve dhe bllokimeve

Kryeminist­ri foli dje dhe për një aeroport të ri që do t’i shërbejë vetëm turizmit. “Jemi në proces dhe së shpejti do të finalizojm­ë edhe kontratën për të çelur aeroportin e Kukësit. Po ashtu, jemi në proces dhe së shpejti finalizohe­t kontrata për të ndërtuar aeroportin e ri ndërkombët­ar të Vlorës. Kemi nisur procesin për të bërë vlerësimet e nevojshme për të ndërtuar aeroportin turistik të Sarandës”, tha kreu i qeverisë.

AGROTURIZM­I “Kjo rrugë kështu siç është konceptuar,- vijoi Kryeminist­ri,- merr parasysh edhe nevojat për zhvillimin afatgjatë të Tepelenës dhe të gjithë qarkut, duke garantuar hyrje dhe dalje të përshtatsh­me, qoftë në qytetet apo edhe në zonat rurale bashkëngji­tur.” Falë këtij bypass- i do të realizohet një lidhje më e lehtë dhe e sigurt, jo vetëm me qendrën urbane, por edhe me 13 fshatrat e përzgjedhu­ra, pjesë e programit kombëtar të rilindjes rurale, që ka në boshtin e vet projektin e ‘ 100 fshatrave’”, deklaroi Rama. Por edhe bregdeti do të jetë më afër falë këtij investimi. “Ministri përmendi edhe impaktin e investimev­e në infrastruk­turë për Përmetin, po ashtu janë edhe të tjera projekte me impakt të rëndësishë­m në këtë qark dhe në Qarkun e Vlorës. Përmend Qarkun e Vlorës, sepse një nga rrugët e reja që do të ndërtohen, është rruga që do të lidhë Tepelenën me bregdetin nga Gusmari në Kuç. Projekt, që e kemi tanimë detajuar dhe që do ta kthejmë në realitet në këtë periudhë të mandatit tonë të dytë”, tha Rama.

 ??  ?? Rama, dje në Tepelenë
Rama, dje në Tepelenë
 ??  ?? Projekti i bypass- it të Tepelenës
Projekti i bypass- it të Tepelenës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania