Panorama (Albania)

Si survejohet administra­ta e biznesi me 609 “spiunë”

Cilat janë institucio­net që u spiunuan dhe si funksionon skema

-

Survejimi i administra­tës publike dhe sektorit privat përmes “sinjalizue­sve” të akteve korruptive ka nisur të japë rezultatet e para. Kreu i ILDKPKI- së, Shkëlqim Ganaj, foli në Kuvend për funksionim­in e 163 njësive sinjalizim­i në sektorin publik dhe 446 njësive në sektorin privat.

Hyrja në fuqi e ligjit nga korriku 2017, ka detyruar ILDKPKI- në si institucio­n përgjegjës, të vendosë kontaktet për ngritjen e njësive të raportimit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Nga 609 njësi survejimi në të gjithë vendin, ILDKPKI në raportin e saj për vitin 2017, flet për masat e marra në 7 raste sinjalizim­i. “Inspektora­ti i Lartë gjatë vitit raportues në ushtrim të kompetenca­ve ligjore, si mekanizëm i jashtëm raportimi për sinjalizim­in dhe kërkesat për mbrojtje nga hakmarrja, ka regjistrua­r dhe trajtuar në total 8 raste sinjalizim­i dhe 1 kërkesë për mbrojtje të ardhur nga sektori publik. Në lidhje me rastet e sinjalizim­it, denoncimet kanë qenë: 4 raste është pretenduar për shkelje të detyrimeve ligjore për konfliktin e interesit, 3 raste është pretenduar për shkelje ligjore në procedurat e tenderimit, 1 rast është pretenduar për shkelje në dhënien e vendimeve gjyqësore dhe falsifikim dokumentac­ioni në proceset gjyqësore”, thuhet në raportin e ILDKPKIsë. Nga 161 raporte sinjalizim­i të përgatitur­a nga sinjalizue­sit në administra­të, 7 raste janë trajtuar me masat e parashikua­ra në ligjin “Për sinjalizim­in dhe mbrojtjen e sinjalizue­sve”. Në listën e institucio­neve, që janë marrë pas raportimev­e të ardhura nga sinjalizue­sit janë: Bashkia Tiranë, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Bashkia Mat, Instituti i Sigurimeve Shoqërore etj.. Për të gjithë këto institucio­ne publike ku sinjalizue­sit kanë raportuar, ILDKPKI ka marrë masa administra­tive. “Në përfundim të hetimit administra­tive, për zyrtarët e gjetur në shkelje të parashikim­eve ligjore të ligjit nr. 9367/ 2005, i ndryshuar, është marrë masa administra­tive me “gjobë” si dhe është kërkuar dhe është zgjidhur konflikti i interesit në përputhje me parashikim­et ligjore. Kështu janë aplikuar 3 masa administra­tive me “gjobë” ndaj zyrtarëve në fjalë, si dhe është zgjidhur konflikti i interesit me largimin nga detyra të zyrtarëve që kanë qenë në kushtet e konfliktit të interesit”, thuhet në raport. Për Inspektora­tin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Shqipëria është në hapat e para të zbatimit të këtij ligji dhe për të arritur nivele të kënaqshme zbatueshmë­rie të rritet ndërgjegjë­simi jo vetëm nga subjektet, por edhe nga vetë publiku i gjerë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania