Panorama (Albania)

Qeset, Klosi me prodhuesit e plastikës: Avanconi teknologji­në, s'ka negocime

-

Biznesi i prodhimit dhe riciklimit të plastikës në vend do të ketë edhe disa muaj kohë për adaptimin e teknologji­së për prodhimin e qeseve të biodegradu­eshme. Këtë e bëri me dije vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë takimit me ta një ditë më parë. Duke garantuar konsultime me grupet e interesit, ministri paralajmër­oi të gjitha subjektet që nuk do të negociojnë për kundravajt­jet ligjore. "Qeset plastike janë një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes. Po ju kërkoj që të bëni upgrade teknologji­në tuaj që të shkoni te prodhimi i qeseve të biodegradu­eshme. Kërkojmë që nga ju të kemi dhe informacio­nin e nevojshëm se kush abuzon me këtë biznes. Kjo nuk realizohet nëse nuk ka një dakordësi me ju, komuniteti­n e ndershëm dhe qytetarët që s'duhet ta marrin e as ta përdorin. Ajo që nuk negociohet është ndalimi njëherë e përgjithmo­në i përdorimit të plastikës së pariciklue­shme në vend", nënvizoi kreu i Mjedisit, duke kërkuar bashkëpuni­min e të gjithëve për të denoncuar mungesën e kontrollev­e në zona të caktuara, bashkëpuni­min e pushtetit vendor, prodhuesve dhe qytetarëve. Ndërsa ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, Sonila Qato, vlerësoi procesin e diskutimit me komuniteti­n e biznesit, duke shtuar se detajimi i ligjit do t'iu vijë në ndihmë atyre për të mos lënë shtigje interpreti­mi në terren nga inspektorë­t, tatimet dhe doganat.

Nga data 4 korrik, biznesi i plastikës në vend e ka të ndaluar të prodhojë e të shesë qese të holla, njëpërdori­mshme, që do më shumë se 300 vjet të vetëshkatë­rrohet. Sakaq, Klosi nënvizoi se dikasteri që drejton po harton një udhëzim për saktësimin e zbatimit të tij për disa elementë: si procesi i biodegradi­mit, riciklimit etj.. Në takimin konsultues me firmat e prodhimit të plastikës, Klosi nënvizoi se një vend si Shqipëria me përparësi turizmin nuk mund të vijojë më të ndotet nga plastika, teksa iu kujtoi edhe masat ndëshkuese në ligj, nga 1 milion - deri në 1.5 milionë lekë të reja për cilëndo kompani që vijon të hedhë në përdorim këtë produkt.

 ??  ?? Ministri Klosi, dje në takimin me prodhuesit e plastikës
Ministri Klosi, dje në takimin me prodhuesit e plastikës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania