Panorama (Albania)

PD: Si u hoq Teatri nga monument kulture

"Qëllimi jo ndërtimi i teatrit të ri, por falja e tokës privatit"

- Gazmend Bardhi

Partia Demokratik­e ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se ka përdorur pushtetin e Kryeminist­rit për të vënë në zbatim planin mafioz të ndërtimit të kullave në pronën e Teatrit Kombëtar. Këshilltar­i Ligjor i PD- së, Gazmend Bardhi, publikoi dokumentet, sipas të cilave qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka hequr zonën e Teatrit Kombëtar nga zona e Asamblesë Monument Kulture. Bardhi kujtoi vendimin e vitit 2000 kur zona e qendrës së Tiranës u shpall "Ansambël Monument- Kulture" dhe u vendos që Teatri Kombëtar do të restaurohe­j. "Vendimi i parë është marrë nga qeveria në prill të vitit 2000. Vendimi shpalli "Ansambël Monument- Kulture"; Aksin Kryesor dhe Qendrën Historike të Qytetit të Tiranës. Ky Ansambël MonumentKu­lture kishte një shtrirje të gjerë dhe korrespond­onte me përfshirje­n në të, të të gjitha ndërtesave me vlerë historike në qytetin e Tiranës, të cilat duhet t'i nënshtrohe­shin ruajtjes dhe restaurimi­t të tyre. Ansambli Monument- Kulture përfshinte edhe Teatrin Kombëtar dhe zonën përreth tij derisa kryeminist­ër u bë Edi Rama dhe kryetar bashkie Erion Veliaj, me bashkëpuni­min kriminal të të cilëve, Tiranës po i zhduken pjesët historike, duke u zëvendësua­r me kulla", tha Bardhi. Këshilltar­i ligjor i Grupit të PD- së kujtoi se prej 20 vitesh Edi Rama e ka pasur qëllim shkatërrim­in e historisë dhe monumentev­e të kulturës për të ndërtuar në vend të tyre kulla. "Dokumentet provojnë se qëllimi i Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por falja e pronës publike kompanisë ' Fusha ShPK', me synimin e vetëm të përfitimit korruptiv të rreth 205 milionë eurove. Për të realizuar planin mafioz 20- vjeçar për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave, skema e Edi Ramës ishte: Qershor 2015- Emërimi i Erion Veliajt kryetar bashkie. Shkurt 2016 - Përgjysmim­i i çmimit të truallit te zona e Teatrit. Mars 2016 - ' Fusha ShPK' blen tokë te zona e Teatrit. Prill 2017 - një vit më vonë, në kulmin e krizës politike parazgjedh­ore, Edi Rama vendosi zvogëlimin e Qendrës Historike të kryeqyteti­t. Me vendimin e datës 12 prill 2017, qeveria hoqi prej hartës së mbrojtur zonën e Teatrit Kombëtar dhe çdo zonë tjetër të Tiranës, ku ka planifikua­r ndërtimin e kullave. Vendimi për zvogëlimin e Qendrës Historike është marrë pa pasur asnjë argument ligjor, teknik apo historik", tha Bardhi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania