Panorama (Albania)

Pacienti i vë flakën vetes me çakmak në Spitalin Nr. 5

Babai: Nuk ma mbajnë të shtruar, jam i vetëm, s’e mjekoj dot

-

Një 47- vjeçar, që prej 10 vitesh ka kartelë të hapur në Spitalin Nr. 5 në Tiranë, ka tentuar vetëvrasje­n, duke i vënë flakën vetes me çakmak, në korridorin e spitalit.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa babai i të sëmurit kërkon ndihmë për kurimin e tij, pasi nuk ka mundësi fizike e as ekonomike për ta mjekuar dhe mbajtur në shtëpi. B. Kodra, një 74- vjeçar i ve, i cili thotë se ka edhe vetë probleme me depresioni­n dhe merr mjekim, tregon se pasi djali i tij tentoi vetëvrasje­n, mjekët e nxorën nga spitali. Por ai thotë se jeton vetëm me një pension, është i moshuar dhe nuk ka mundësi që ta mbajë në shtëpi. Veç të tjerash, i biri I. Kodra, herë pas here harron t’i pijë ilaçet dhe rrezikon që të kryejë sërish të njëjtin veprim. Madje, kujton se edhe para 10 vitesh djali i tij tentoi të vriste veten, duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë në rrugën “Tefta Tashko” në Tiranë dhe dëmtoi shtyllën kurrizore. Gjatë një bisede në banesën e tyre, i moshuari na tregon kushtet e vështira të jetesës dhe ngjarjen e rëndë që ndodhi disa ditë më parë. Ndërsa herë pas here ndë- rhyn në bisedë edhe i biri, 47vjeçari që ka plagë djegieje thuajse në të gjithë trupin.

A mund të na tregoni si ndodhi ngjarja?

Djali im ka 10 vite që është i sëmurë. Ka një kartelë të hapur në Spitalin Nr. 5. ( Ndërhyn djali: “Te Psikiatria”). Prej dy muajsh gjendja e tij është përkeqësua­r dhe e kam dërguar vazhdimish­t në atë spital. Por ata nuk e mbajnë. E mbajnë të shtruar dy ditë, e nxjerrin. Dhe kështu ka vazhduar. Para 5 ditësh djali deshi të dilte të pinte një kafe dhe kur nuk e lejuan, mori çakmakun dhe i vuri flakën bluzës që kishte veshur, duke tentuar të vetëdigjej.

Pra, djali tentoi vetëvrasje­n?

Po. E kishte tentuar edhe më përpara. Është hedhur para 10 vitesh këtu nga ballkoni, nga kati i tretë dhe dëmtoi shtyllën kurrizore. ( Ndërhyn djali: “Nuk dua të shkoj më në spital. Prandaj desha të vrisja veten. Edhe nga ballkoni jam hedhur për të vrarë veten”).

Ku ndodhi ngjarja, kush e ndihmoi?

I plagosuri: Te korridori i spitalit. Erdhi doktor Paço më ndihmoi, më hoqi bluzën.

Pse e keni marrë djalin në shtëpi?

Pasi ndodhi ngjarja, e çuan ta mjekonin te spitali i djegieve. Atje më thanë merre në shtëpi dhe laje. Po pse duhet ta laja unë djalin? Infermiere­t, sanitaret për çfarë paguhen. Unë nuk kam mundësi. Ju më shihni vetë në çfarë kushtesh jetoj. Jam i moshuar, me një pension. Gruaja më ka vdekur para shumë vitesh. Djalin tjetër e kam të martuar dhe jeton në emigracion.

Do e dërgoni sërish në spital?

Po atje do e çoj, por ata nuk ma mbajnë. ( Ndërhyn djali: “Nuk shkoj më atje”). Djali është i sëmurë, harron t’i marrë edhe ilaçet. Mund ta bëjë prapë atë veprim. Unë jam vetë me depresion dhe marr mjekim. Nuk kam mundësi të kujdesem për të. Dua ta shtroj në spital se djali është i sëmurë, ju e shihni vetë.

 ??  ?? I. Kodra, i sëmuri që u dogj në ambientet e spitalit
I. Kodra, i sëmuri që u dogj në ambientet e spitalit
 ??  ?? B. Kodra me të birin, që u dogj në spital
B. Kodra me të birin, që u dogj në spital

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania