Panorama (Albania)

“Surpriza e fundjavës” arreston shpërndarë­sin e kokainës te ish- Blloku

-

TIRANE – Antidroga e Tiranës gjatë kësaj jave ka goditur tri raste të shpërndarj­es së lëndëve të forta narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Operacioni i fundit u zhvillua dje në afërsi të Liqenit Artificial, ku u arrestua në flagrancë një 44- vjeçar që dyshohet se furnizonte me kokainë lokalet në zonën e ish- Bllokut. Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunë­torët e tij, emrat e të cilëve për arsye hetimi nuk u bënë publik nga Policia. Operacioni për arrestimin e 44- vjeçarit Fatjon Veseli, u kodua “Surpriza e fundjavës” dhe u organizua nga oficerët e Seksionit për Hetimin e narkotikëv­e. “Goditet një tjetër rast i shpërndarj­es së drogave të forta, arrestohet poseduesi, si dhe shpallen në kërkim dy bashkëpunë­torët. Sekuestroh­et lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, motor e aparat celular”, njoftoi dje Policia e Tiranës. Gjatë këtij aksioni, Policia njoftoi se u arrestua në flagrancë Fatjon Veseli, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Drejtim automjeti në gjendje të dehur”. Shërbimet e Policisë ishin në ndjekje të shtetasit të lartpërmen­dur pasi dispononin informacio­n se ai, në bashkëpuni­m me shtetas të tjerë shpërndant­e lëndë narkotike të llojit kokainë, në formë dozash në bazë klientele, në zonën e ish- Bllokut, “Komunës së Parisit” dhe “Tiranës së Re”. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në zonën e Liqenit Artificial dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, brenda çantës së tij të krahut i është gjetur një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur një motor pa targa, i cili pas verifikime­ve të kryera rezultoi i vjedhur. “U sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 201 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një motor dhe një aparat celular. Janë shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunë­torët e shtetasit të arrestuar, ku për arsye hetimore nuk bëjmë të ditur të dhëna të tjera. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmen­dur për veprën penale ‘ Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, parashikua­r nga neni 283/ 1 i Kodit Penal”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania