Panorama (Albania)

Arrestohet polici Rrugor, mori ryshfet në këmbim të gjobës

-

TIRANE – Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar dje nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet nga një drejtues automjeti, për ta shpëtuar nga gjoba, duke qenë se kishte kryer një shkelje administra­tive. I arrestuari është Emiljano Taku, me detyrë specialist i Menaxhimit të Trafikut Interurban, në Komisariat­in e Policisë Rrugore në Tiranë. Ai ishte denoncuar nga shoferi që i kishte dhënë 2 mijë lekë të rinj, për të shpëtuar nga gjoba. Ndërsa burimet thanë se si provë për korrupsion­in, kanë shërbyer numrat e serisë së kartëmoned­hës, që ishin fotografua­r më parë nga drejtuesi i automjetit. “Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi një punonjës policie për korrupsion. Arrestimi i punonjësit të Policisë me detyrë specialist i Menaxhimit të Trafikut Interurban, në Ko- misariatin e Policisë Rrugore, Emiljano Taku, u krye nga SHÇBA pasi ky i fundit dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administra­tive. Denoncimi për këtë rast erdhi nga vetë qytetari në numrin e gjelbër të SHÇBA- së, 0800 90 90”, njoftoi dje Ministria e Brendshme. Sipas burimeve zyrtare, menjëherë pas marrjes së denoncimit, SHÇBA ka identifiku­ar punonjësin e Policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamzë ku edhe është bërë arrestimi i tij. Gjatë kontrollit, efektivit të Rrugores iu gjet edhe kartëmoned­ha e prerjes 2 mijë lekëshe, numri i serisë i së cilës korrespond­on me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania