Panorama (Albania)

Kroacia sfidon Francën, ja 5 sekretet e finales

Shumë kultura dhe të fshehta taktike, luhet “Topi i Artë”

-

Është momenti i së vërtetës. Sepse finalet nuk luhen, por fitohen. Dhe me shumë mundësi, finalistët nuk mbahen mend, por fituesit po. Sot, në orën 17: 00, në “Luzhniki” të Moskës, do të luhet finalja e madhe e Botërorit mes Francës dhe Kroacisë.

Një përballje deri diku surprizuse, jo për prezencën e “gjelave” që e nisën si favoritë, por për prezencën e Kroacisë që ishte “hirushja” e këtij kompeticio­ni. Është një duel yjesh, duel force dhe krenarie, por edhe një duel “sekretesh”. Këto janë 5 sekretet e kësaj sfide, që do të jetë spektakola­re.

Vend i vogël, ekip i madh- Arritja e Kroacisë në finale është surprizues­e, sepse po flasim për një vend që ka afro 4 milionë banorë. Në historinë e Botërorëve, vetëm një ekip finalist ka pasur një bazë demografie më të ulët. Bëhet fjalë për Uruguain, që ka fituar Botërorët e viteve 1930 dhe 1950.

Revolucion dhe vazhdimësi- Sfida mes Francës dhe Kroacisë është edhe një përballje mes dy modeleve të ndryshme, që kanë ndjekur dy trajnerët Didie Deshamp dhe Zlatko Daliç. Deshamp ka qenë trajner edhe në Botërorin e vitit 2014 dhe zgjodhi rrugën e revolucion­it duke marrë me vete në Rusi vetëm 5 lojtarë që kanë luajtur më parë në këtë kompeticio­n, Varan, Zhiru, Grizman, Matuidi dhe Pogba. Nga ana tjetër, zgjedhjet e Daliçit janë të ndryshme. Ai ka më pak se 1 vit në stolin e dalmatëve dhe ka grumbullua­r 13 lojtarë që ishin në “Brazil 2014”.

Finale multikultu­rale- Në një finale më shumë se kurrë europiane sjell në skenë edhe kultura të ndryshme të futbollist­ëve që do të luftojnë për fronin e botës. Franca do të prezantohe­t me yjet dhe me kampionët me origjinë afrikane, si Pogba, Mbape dhe Kante, të ardhur nga politika koloniale e së shkuarës. Por edhe Kroacia është “fryt” i disa fenomeneve që janë rritur pas përfundimi­t të luftës në Ballkan. Diçka e tillë duket se e ka bërë ekipin e Daliçit më të fortë dhe një skuadër ku lojtarët luftojnë me njëri- tjetrin.

Luhet edhe “Topi i Artë”- Për kualitetin teknik, dy lojtarët që mund të ven- dosin këtë finale janë Kilie Mbape dhe Luka Modriç. Sipas analistëve, një duel i tillë mund të vendosë edhe një vend për në “Topin e Artë”. Sigurisht që për talentin e madh francez fitorja e këtij trofeu individual mund të jetë diçka shumë e vështirë, pavarësish­t rendimenti­t fantastik në Botëror. Dështimi europian me PSG- në peshon shumë. Më i mundshëm është një triumf i Modriçit nëse fiton Kroacia. Sepse ai ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit. Por sigurisht që dy “gjenitë”, Ronaldo dhe Leo Mesi, janë gjithmonë një hap përpara të gjithëve në këtë garë.

Lëvizjet e fshehta- Një kuriozitet taktik në lidhje me dy trajnerët dhe skuadrat që do të zbresin në fushën e lojës. Moduli që përdorin është i ngjashëm 4- 2- 3- 1 dhe interesant është fakti që një lojtar i krahut është i përshtatur në atë rol. Nëse Perisiç nga një anë dhe Mbape nga ana tjetër janë në rolet e tyre natyrale, Matuidi dhe Rebiç janë disi të sforcuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania