Panorama (Albania)

Belgjika mund Anglinë dhe fiton medaljen e bronzit

-

Belgjika ka fituar bindshëm ndaj Anglisë në ndeshjen e luajtur për vendin e tretë në Botëror. Skuadra e drejtuar nga spanjolli Martinez ishte më kërkuese dhe donte ta mbyllte turneun me fitore. Një fitore që nuk bën të harrojë atë eliminim në gjysmëfina­le nga Franca. Belgët ishin favoritë për të fituar Botërorin, duke shfaqur një lojë tërheqëse. Lojtarët luanin një futboll atraktiv, duke krijuar një iluzion te tifozët e tyre për të fituar trofeun në fund. Pasi mundën Brazilin, ata nuk arritën të shkonin në finale, ku Franca u bë e pakalueshm­e për ta.

PJESA E PARË Ndeshja nisi me gol për Belgjikën, që në minutën e 4- t shënoi me mesfushori­n Mënie, i cili gjuajti brenda zonës një top të stërvitur nga Çadlir. Portieri anglez Pikford ishte i pafuqishëm për të ndalur topin pa shumë pretendime të Mënier. Anglia u mundua të reagonte, por ishte e pafuqishme, humbja me Kroacinë ishte akoma në mendjen e lojtarëve. Sterling pason për Kane që nuk arrin të shënojë nga brenda zonës. Belgët janë më të freskët dhe sulmojnë rrezikshëm me anë të De Brujne, që nis aksionet e tyre me shpejtësi. Lukaku ka mundësinë të dyfishojë rezultatin, por ndalet nga Pikford.

PJESA E DYTË Në pjesën e dytë janë belgët ata që hidhen në sulm. Por, anglezët mbrohen mirë. Në minutën e 70- të është Rashford që shfaqet i vetëm me Kortua duke e kaluar topin mbi trupin e tij, por në vijën fatale është Andervire që shpëton portën nga goli i barazimit. Lukaku vetëm disa minuta më pas mund të dyfishonte, por topi i dhënë nga De Brujne nuk zotërohet siç duhet nga sulmuesi i Mançester Junajtid. Është Hazard ai që në minutën e 82- të shënon golin e dytë për Belgjikën pas një aksioni model të tyre. De Brujne pason saktë për numrin 10, që brenda zonës mposht lehtësisht portierin Pikford. Minutat e mbetura nuk sjellin asgjë dhe Belgjika fiton 2- 0 ndaj Anglisë duke u renditur e treta në Botëror.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania