Panorama (Albania)

PER ÇDO DEGE

Universite­tet, pikët e fundit që të shpallin fitues

-

Tabela me pikët e fundit për të fituar universite­tin. Si duhet plotësuar Formulari A2 dhe shanset për një degë për maturantët e rinj

Konsultimi me kriteret e fakultetit dhe njohja me pikët e fundit për degët që duan kandidatët, janë dy këshillat e vlefshme që japin ekspertët në prag të plotësimit të Formularit A2.

Ndërsa të parat janë publikuar që në muajt e parë të këtij viti dhe afishuar tashmë pranë çdo faqeje online të fakultetev­e, gazeta sjell në kujtesë fituesit e fundit në raundin e parë nga viti i kaluar. Tashmë, është koha që çdo kandidat, me laps e letër në dorë, të përllogari­së pikët që akumulon për degët përkatëse bazuar në formulat e shpallura dhe pesë komponentë­ve që tashmë i dinë: nota mesatare e gjimnazit llogaritur sipas vendimit të qeverisë, tre notat e provimeve me detyrim dhe dy lëndëve me zgjedhje. Kështu, bazuar në kalkulimet e para, ata përllogari­sin me afërsi nëse i afrohen sadopak kufirit minimal të pikëve në profilet që dëshirojnë.

PËRLLOGARI­TJET Në portalin U- albania, tashmë kandidatët mund të marrin gjithë informacio­nin e duhur përpara se të bëjnë plotësimin e formularit A2, me dhjetë degët e preferuara në uni- versitetet publike e private. Gazeta liston pikët e fituesit të fundit përpara regjistrim­eve të raundit të parë, ose përpara uljes së vizës së kuqe. Në bazë të tyre, gara më e fortë është në Universite­tin e Mjekësisë, Politeknik­ut e më pas në atë të Tiranës. Në degët e Fakultetit Ekonomik, fituesi i fundit është me 955 pikë, ndërsa te Gjuhët e Huaja niveli është pak më i ulët. Në asnjë rast, mesatarja e maturës si dhe ajo e përllogari­tur sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, nuk është më pak se tetë ( me përjashtim të gjuhës ruse). Në dilemën për zgjedhjen e dhjetë preferenca­ve, më të mirët e kanë të thjeshtë. Në vështirësi janë maturantët, të cilët dëshirojnë fort një profil dhe duhet të zgjedhin nëse ia vlen të presin uljen e vizës apo edhe raundin e tjetër, në vend që të shkojnë në një degë që e kanë të listuar, por që s’e dëshirojnë aq shumë. Përkundrej­t tyre, “pesanjosët” kanë më pak zgjedhje për në universite­t. Programe profesiona­le 2- vjeçare si në publik ashtu edhe në privat janë në dispozicio­n të tyre edhe sivjet. Në përfundim të aplikimeve, në muajin gusht, QSHA do të publikojë Librin e Transparen­cës, i vlefshëm për vijimin e garës dhe e vetmja mundësi që maturantët të shohin përmes ID- së së tyre nëse të dhënat e hedhura në sistem janë të sakta. Vetëm pas këtij procesi, lista me aplikuesit për çdo degë iu shkon universite­teve përkatëse. Këto të fundit, në sajë të formulave të shpallura dhe të dhënave të tyre rankojnë kandidatët nga ai me më shumë pikë deri te ata me pikët minimale. Kuotat në dispozicio­n ndajnë me një vizë të kuqe fituesit nga humbësit për raundin e parë, fituesit e të cilit do të shpallen në datën 29 gusht. Edhe në garën e këtij viti në universite­te, raundet mbeten dy, por me faza të përcaktuar­a regjistrim­esh 48- orëshe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania