Panorama (Albania)

“Askush s’më blen dot”, Ndriçim Xhepa tregon të vërtetën për foton si administra­tor pallati

AKTORI I MADH FLET SI U REALIZUA FOTOJA NE PALLAT: “MBASE E BENE SE UNE NUK FIRMOSA”. ÇFARE THANE BANORET PER TARIFEN

-

Për shkak të përmasave të tij si aktor, me çështjen e administri­mit të pallatit prej Ndriçim Xhepës, mediat dhe rrjetet sociale u morën pak më gjatë, por edhe për të sqaruar një herë e mirë pozicionin e tij.

Ndriçim Xhepa ka rrëfyer për “Panorama” se në të vërtetë ai ka shumë vite që jep kontributi­n e tij qytetar për komuniteti­n ku banon dhe se ka pranuar ta marrë përsipër, pasi askush tjetër nuk dëshironte ta bënte. Xhepa jeton në katin e nëntë të këtij pallati, ndërsa nëna e tij në katin e shtatë. Ndërsa sa u takon aludimeve që janë përfolur kohët e fundit, lidhur me “blerjen tij” për punën si administra­tor pallati dhe mosdaljes në protestë për të mbrojtur Teatrin nga shembja, ai është shprehur se për shkak të dy ndërhyrjev­e kirurgjika­le që ka bërë së fundmi, e ka pasur të pamundur fizikisht për të qenë pranë artistëve dhe qytetarëve, ndërsa sa i takon administri­mit të pallatit, ka treguar se e bën në mënyrë vullnetare. “Ata erdhën pikërisht për të emëruar një administra­tor të bashkisë dhe, e di pse e bëjnë këtë? Sepse këto i quajnë vende pune. Dhe, që të paguhet me rrogë një administra­tor i bashkisë, do duhej që banorëve t’u rritej tarifa. Banorët e pallatit nuk pranuan, duke i thënë se e kishin tashmë një administra­tor dhe se gjithçka kishte funksionua­r më së miri deri tani. E bënë se u interesont­e, jo se ka ndonjë efekt fakti që unë jam aktor. Nuk donin të paguanin tarifën që propozoi bashkia prej 1500 lekësh, ndërsa paguajnë vetëm 700 lekë dhe nuk ka pasur asnjë problem me ashensorin prej 15 vitesh, as me pagesën e personit që kujdeset për pastrimin. Por mbase ngaqë unë nuk pranova të firmosja për bashkinë, ata postuan fotografit­ë. Nuk e di!”, pohon ai. “Le të shohin ata që shiten e blihen në obor- rin e Teatrit dhe jo mua. Kush janë ata që thonë “Zgjohu Ndriçim Xhepa!” Më paskëshin blerë mua ata të bashkisë? E si do të kisha fytyrë unë të merrja para për këtë kontribut?! Dua ta theksoj: Është kontribut vullnetar. Nuk kam marrë kurrë para për këtë”,- pohon ai,- duke mohuar kategoriki­sht se paguhet në këmbim të shërbimit të tij si administra­tor i pallatit ku banon. Nuk kam marrë kurrë para për këtë, për të gjithë ata që shpifin rreth kësaj pa marrë mundimin të pyesin. Jo se kush jam, por në këtë artin tonë kam dhënë kontributi­n tim, jam vlerësuar me çmime që nga “Urdhri i Naim Frashëri i Artë”, në festivale filmash, teatri dhe kam marrë çmime me role karakteri , jo me role komunistës­h. Nuk kam asgjë kundër kësaj, por po e theksoj natyrën e roleve që kam luajtur , ndërsa tani pa qenë nevoja, e gjej veten në këtë llokoçitje “Facebook”iane. Nuk mendoj se është për turp të jap ndihmesën time të vogël në mbarëvajtj­en e jetesës në bashkësi”, thekson Xhepa.

Nuk kam marrë kurrë para për këtë, për të gjithë ata që shpifin rreth kësaj pa marrë mundimin të pyesin. Jo se kush jam, por në këtë artin tonë kam dhënë kontributi­n tim, jam vlerësuar me çmime që nga “Urdhri i Naim Frashëri i Artë”, në festivale filmash, teatri dhe kam marrë çmime me role karakteri, jo me role komunistës­h. Nuk kam asgjë kundër kësaj, por po e theksoj natyrën e roleve që kam luajtur, ndërsa tani pa qenë nevoja, e gjej veten në këtë llokoçitje “Facebook”- iane

 ??  ?? NDRIÇIM XHEPA ME NJE NGA PERFAQESUE­SIT E BASHKEPRON­ESISE
NDRIÇIM XHEPA ME NJE NGA PERFAQESUE­SIT E BASHKEPRON­ESISE
 ??  ?? Ndriçim Xhepa dhe Erind Bejko, drejtori i përgjithëm i bashkëpron­ësisë
Ndriçim Xhepa dhe Erind Bejko, drejtori i përgjithëm i bashkëpron­ësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania