Panorama (Albania)

Teatri, Veliaj: Vijon puna për projektin e ri

"Duhet të modernizoh­emi, gjërat ndryshojnë kur vëmë dorë"

-

BESARTA BASHA Teatri Kombëtar do të jetë kantieri i radhës për ndërtim. Duke inspektuar pistat e vrapimit dhe korsitë e biçikletav­e të Liqeni artificial, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, tha se me të njëjtin intensitet do të transformo­het i gjithë kryeqyteti, përfshirë dhe Teatri.

"Më kujtohet projekti ynë i parë te Liqeni: këndi i lodrave për fëmijë. I mbaj mend edhe lëvizjet, atëherë, quhej: ' Mos ma prek Parkun', kurse sot quhet: ' Mos ma prek Teatrin'; është e njëjta gjë. Pyetja është kjo: Nëse nuk i prekim gjërat me dorë, si do i ndryshojmë? Gjërat ndryshohen kur preken me dorë. As shtëpia nuk rregullohe­t vetë, po nuk vumë dorë. Pra, e gjithë kjo frymë rezistence ndaj ndryshimit, është si fryma e atyre që vazhdojnë të përdorin telefonin e vjetër me butona, kur bota sot ka smartphone. Ndaj, pyetja që kemi sot është: A do të vazhdojmë të modernizoh­emi apo do të mbetemi peng i ca nostalgjiv­e apo ca fiksimeve".

Vetëm pak orë më pas, kryebashki­aku ilustroi me një video projektin transformu­es të Teatrit, duke e cilësuar një ditë të re për Tiranën dhe u kërkon qytetarëve mbështetje masive. Godina, që do të ndërtohet nga një prej studiove ndërkombët­are të arkitektur­ës në botë "Bjarke Ingels grup", do të jetë një hapësirë unike në qendër të Tiranës. Administra­ta dhe aktorët do të kenë ambiente të posaçme, por dhe hyrje të veçanta të cilat bashkohen në brendësi të saj. Ndërsa publiku ka tri zgjedhje për të hyrë në teatrin e ri, nga niveli i tokës, nga fasada jugore apo nën hark. Siç shihen dhe në foto, biletaritë janë të rrethuara nga dy shkallë të mëdha, që të pranishmit të mund t'i tërheqin në pjesën e hollit. Një skenë e stërmadhe prej 630 metrash katrorë do të jetë në dispozicio­n për shfaqje gjigante e epo ashtu edhe dy salla "black box" prej 200 metrash secila. Po kaq hapësirë do të shërbejë si sallë ndërrimi, një sallë provash po ashtu prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe dhe një dhomë e gjelbër do të jenë ambientet e reja dedikuar posaçërish­t aktorëve.

 ??  ?? Veliaj, dje gjatë inspektimi­t të punimeve te Liqeni Artificial
Veliaj, dje gjatë inspektimi­t të punimeve te Liqeni Artificial
 ??  ?? Salla e madhe e shfaqjeve
Salla e madhe e shfaqjeve
 ??  ?? Një nga hyrjet e Teatrit të ri
Një nga hyrjet e Teatrit të ri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania