Panorama (Albania)

Ish- polici vritet me të dashurën në sy të fëmijës 2 vjeç, ishte kthyer nga Spanja

VIKTIMA KISHTE DHENE DOREHEQJEN NGA POLICIA NE JANAR. PISTAT E HETIMIT

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Sapo mbërritën poshtë pallatit ku banonin me qira prej 8 muajsh, ende pa fikur dritat e makinës, ish- punonjësi i policisë, Boran Bërcana, dhe e dashura e tij, Silvana Ndoci, u qëlluan për vdekje me armë zjarri.

Nga 23 plumbat e shkarkuar mbi ta, 30- vjeçari Bërcana dhe bashkëjetu­esja e tij 25- vjeçare mbetën të vdekur në vend, ndërsa djali i tyre 2 vjeç që ndodhej në makinë ka shpëtuar për mrekulli. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01: 15 në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër, ndërsa gjithçka është zbuluar vetëm 5 orë më pas, kur Policia e njoftuar nga një prej fqinjëve, gjeti dy viktimat brenda në makinën tip “Benz” me targë AA 006 HA. Brenda mjetit, në prehrin e nënës ndodhej edhe djali i vogël i çiftit. Sipas hetuesve, ish- punonjësi i policisë Bërcana, pasi ka parë autorin e krimit me armë në dorë, është hedhur në anën e partneres së tij për ta mbrojtur atë me trupin e tij. Djali i vogël dyshohet se ka qenë në gjumë, në pjesën e pasme të makinës, kur ka ndodhur vrasja e dyfishtë, ndërsa më pas i është afruar nënës së tij i tmerruar nga zhurma e të shtënave. Fëmija i vogël ka qëndruar për rreth 5 orë brenda makinës.

DORËHEQJA Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 plumba, që janë lëshuar në drejtim të çiftit. Ish- inspektori i krimeve në Pukë, Boran Bërcana, ka marrë plumb në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, ashtu si dhe Silvana Ndoci. 30- vjeçari ka punuar si efektiv në Policinë e Shkodrës, më pas te forcat “Shqiponja”, ndërsa pak kohë ka shërbyer në Pukë. I riu u largua nga policia duke dhënë dorëheqjen në janar, pak para se të niste procesi i vetingut, por nuk dihet nëse largimi me vullnet i tij ka lidhje me këtë proces. Pas largimit nga Policia e Shtetit, 30- vjeçari qëndroi për dy muaj në Spanjë dhe kishte vetëm 8 muaj që ishte rikthyer në Shkodër bashkë me të dashurën dhe djalin. Ende janë të paqarta arsyet e vrasjes, ndërsa mendohet për ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur gjatë kryerjes së detyrës. Policia po punon për identifiki­min dhe gjetjen e autorit, ndërkohë që janë sekuestrua­r pamjet e kamerave të sigurisë. Ndërkohë, pak orë pas ngjarjes, policia gjeti një mjet të djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së dyfishtë. Makina tip “Benz” është gjetur e djegur, sipas policisë, rreth orës 10: 30 në Dobraç të Ri në zonën e Bypass- it të Shkodrës , që është në ndërtim e sipër. Burimet policore bëjnë me dije se autorët, pasi kanë kryer vrasjen e Boran Bërcanës dhe Silvana Ndocit, i kanë vënë flakën makinës për të humbur gjurmët e krimit. Policia dyshon se kemi të bëjmë me një vrasje

Nëna e Boran Bërcanës dhe vëllai i tij, pasi është marrë vesh se çfarë kishte ndodhur, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 07: 30. Nëna e 30vjeçarit ka tentuar që të shkojë te makina ku ndodhej trupi i pajetë i djalit të saj, por nuk është lejuar nga forcat e policisë. “O Zot, ku e kam djalin, më raftë pika mua”, ishin fjalët e saj prekëse, ndërsa u largua nga forcat e policisë me lot në sy. Ndërsa vëllai i Boran Bërcanës u interesua për djalin e vogël, nipin e tij 3- vjeçar, që ka qenë brenda makinës. Efektivët i kanë treguar se ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Menjëherë i janë drejtuar spitalit, duke marrë djalin e vogël, duke qenë se i kishte shpëtuar 23 plumbave që janë qëlluar mbi automjetin ku ndodhej çifti i të rinjve. profesioni­ste, ndërsa nuk përjashtoh­et mundësia se mund të jetë me pagesë, duke parë dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe veprimet e autorit nga fillimi në fund.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Viktimat, Boran Bërcana dhe e dashura e tij, Silvana Ndoci
Viktimat, Boran Bërcana dhe e dashura e tij, Silvana Ndoci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania