Panorama (Albania)

Kafka dhe problemi ynë me të ardhmen

- AGIM BAÇI

K ushdo që ka lexuar apo ka dëgjuar për shkrimtari­n Franz Kafka, pa dyshim ...

... që do ketë dëgjuar për tregimin "Porta e ligjit". Është një portë e caktuar që dikush të hyjë, por fshatari e shikon rojën tek ajo portë si pengesën më të madhe, pa guxuar kurrë të hedhë hapin e ta kalojë atë portë, edhe pse shkon dhe qëndron përpara tij. Ai duket sikur është i shqetësuar vetëm për pengesat që e presin më pas, pasi roja që e pret te porta e ligjit prezantohe­t thjesht një nëpunës i vogël. Por fshatari nuk e bën hapin ta kalojë atë portë, deri sa vdekja i troket, ndërkohë që vetëm atëherë merr vesh se ajo portë ka qenë për të e se ai veç duhej të kishte guxuar ta kapërcente.

Në fakt, porta duhej të ishte veç një pikënisje drejt së ardhmes për fshatarin, por ai nuk u nis kurrë; preferoi vetëm të qahej për fatin e keq. Një portë e tillë është thjesht fabula e mrekullisë të së paparashik­uarës, por çështja mbetet e përjetshme përballë saj: a do të kemi ne guximin që ta bëjmë hapin drejt së ardhmes sonë, apo do të vijojmë të qëndrojmë në vendnumëro dhe duke u justifikua­r se dikush nuk na lë të ecim, se ka pengesa të mëdha "pas portës", që na shfaqet gjithnjë me një rojë që na del përpara.

Në kurriz të këtyre pyetjeve ne shtrihemi vetëm në shtratin e së tashmes, pa guxuar të ndërtojmë asnjë të ardhme. Kafka ka mundur të na japë përmes letërsisë së tij njeriun, që në emër të së tashmes, nga frika se do t'i shkasë nga duart jeta që ka, nga frika se më pas bota është me shumë pikëpyetje, bën gjithçka që e tashmja të mos ndryshojë - domethënë, që e ardhmja të mos përvijohet, por më shumë të flitet për befasitë dhe frikërat që mund të mbartë. Dhe njeriu i tillë, i dhënë pas idesë se duhet të ruajë të sotmen për shkak të frikës së të ardhmes, mbetet peng i një rrugëtimi të vogël pa e kuptu- ar kurrë forcën e tij, pa e kuptuar se ai mundet të provojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij.

Duke u përpjekur të ruajmë medoemos të tashmen në kurriz të asaj që duhet të guxojmë, ne përfundojm­ë jo vetëm si fshatari përballë pafuqisë së tij për të guxuar, por edhe si personazhi tjetër i Kafkës, Gregor Samsa, që i transformu­ar mbërthehet në pafu- qinë e tij, teksa sheh mollën që i kalbet përpara syve. Ai nuk ka fuqi ta kafshojë atë mollë e as nuk ka fuqi të rikthehet në përditshmë­rinë e tij, sepse e tashmja për të ka ndërtuar një mur të pakalueshë­m drejt ëndrrës, drejt asaj që duhet të guxojë për ta ndryshuar.

Kafka në fakt na ka pikturuar fatin e njeriut që nuk guxon, fatin e njeriut që vishet me fanellën e refuzimit për të pranuar historinë dhe për të kërkuar fatin e tij, duke besuar se ka fuqinë për të sjellë ndryshim. Ai ka pikturuar njeriun që në emër të tashmes pranon pafundësis­ht kompromise, duke ndërtuar vdekjen e ngadalshme të ëndrrave të tij.

Njeriu i Franz Kafkës prej kohësh ka zbritur në shoqëritë e sotme, e pa dyshim edhe në shoqërinë shqiptare, duke qenë rob i çdo kompromisi që të mos i prishet e tashmja, që të mos i trazohet ajo që ka, pa pyetur kurrë se sa do të ishte i aftë të ndryshonte për veten apo për të tjerët.

I vetmi njeri për shoqërim, që duket se kërkon njeriu kafkian sot, është Pol Mersoni i Alber Kamysë - një njeri që nuk e di as pse do diçka e as pse nuk e do, që nuk i intereson nëse dikush e do apo nëse edhe ai vetë duhet të dojë. Të dy së bashku, njeriu kafkian dhe "pol mersonët", plotësojnë skenografi­në e tmerrshme të justifikim­it dhe kotësisë - një skenografi që rrezikon prej kohësh çdo marrëveshj­e në jetën tonë për të nesërmen dhe që justifikon të ligën dhe jetën pa kuptim.

Në kurriz të këtyre pyetjeve ne shtrihemi vetëm në shtratin e së tashmes, pa guxuar të ndërtojmë asnjë të ardhme. Kafka ka mundur të na japë përmes letërsisë së tij njeriun, që në emër të së tashmes, nga frika se do t'i shkasë nga duart jeta që ka, nga frika se më pas bota është me shumë pikëpyetje, bën gjithçka që e tashmja të mos ndryshojë - domethënë, që e ardhmja të mos përvijohet, por më shumë të flitet për befasitë dhe frikërat që mund të mbartë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania