Panorama (Albania)

Vetingu, 5 gjyqtarët e prokurorët që do hetohen

KPK ngjesh kalendarin, pasuritë e pesë gjyqtarëve dhe prokurorëv­e që përballen këtë javë me vetingun

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka njoftuar se për këtë javë do të jenë pesë subjekte, që do të përballen me seancat dëgjimore. Në një kohë kur nga marsi deri më tani ende nuk kanë kaluar në veting gjysma e listës prioritare, KPKja ka vendosur ta përshpejto­jë ritmin.

I pari që përballet me vetingun është anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli. Ky i fundit ka një karrierë interesant­e në sistemin e drejtësisë me hyrjedalje. Ai ka hequr dorë nga sistemi për të ushtruar profesioni­n e avokatit dhe është rikthyer, edhe pse me kontestime. Sipas deklarimev­e të pasurisë, Zeneli ka një pasuri prej rreth 97 milionë lekësh të ardhura, që nga periudha kur ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë. Zeneli e ka nisur karrierën si gjyqtar në vitin 1991 dhe është shkëputur për rreth 10 vjet, duke ushtruar profesioni­n e avokatit nga viti 1999 deri në vitin 2009, ku u rikthye në sistem. Në vitin 2012, ai është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë, me gjithë kundërshti­në e ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Sipas deklaratav­e të pasurisë, gjyqtari Zeneli ka zotëruar një pasuri prej 50 milionë lekësh. Ai pati deklaruar në vitin 2007 se kishte dy shtëpi private në Tiranë dhe tre apartament­e, si edhe 4 automjete. Deri në vitin 2017, pasuria e tij ka shkuar deri në 97 milionë lekë. Gjyqtari është ndër më të pasurit, teksa ka deklaruar 33 milionë lekë likuiditet­e në bankë. Megjithatë, pjesën më të madhe të pasurisë së tij familjare e zënë të ardhurat e bashkëshor­tes, që janë më shumë se gjysma. Gjyqtari Zeneli pritet që sot në orën 13: 00 të japë shpjegime para KPK- së për pasurinë e tij. Ndërkohë, ditën e martë, përballë KPK- së do të jetë gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova. Gjyqtarja Kosova është ndër gjyqtaret që ka deklaruar një pasuri modeste. Kështu, si burim kryesor të të ardhurave, Kosova ka deklaruar pagën si gjyqtare e Apelit të Krimeve të Rënda, detyrë që e ushtron që nga viti 2014. Ajo ka deklaruar se ka pasur një tokë bujqësore të trashëguar nga babai dhe e ka shitur për 176 mijë lekë në vitin 2014. Gjyqtarja ka deklaruar një llogari bankare me vlerë 1 milion lekë, si edhe një kartë krediti me 1400 euro. Gjithashtu, gjyqtarja ka edhe një kredi në një bankë të nivelit të dytë me vlerë 5 milionë lekë me normë interesi 5 %. Në po të njëjtën ditë, pra ditën e mar- të, do jetë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari. Ajo është edhe prokurorja që pushoi hetimet ndaj Damian Gjiknurit në vitin 2016, pas një kallëzimi të KLSH- së. Prokurorja Sevdari ka deklaruar një pasuri modeste në vitin 2017. Ajo de- klaron se të ardhurat e saj përbëhen kryesisht nga paga si prokurore në vlerën e 1.4 milionë lekësh. Gjithashtu, ajo ka deklaruar edhe një fond investimi të bashkëshor­tit në shumën 25 mijë euro. Ndërkohë, ditën e martë, në KPK do të jenë prokurori Arben Nela dhe gjyqtari Ervin Metalla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania