Panorama (Albania)

Provokacij­a e re e Muç Nanos: Çfarë thashë në Beograd, ‘ patriotët’ që më quajnë antishqipt­ar

INTERVISTA/ ANALISTI TREGON PER KONFERENCE­N NE SERBI: KOSOVA, “GJYLJA E MADHE” NE KEMBET E MARREDHENI­EVE SHQIPTARO- SERBE

- Mustafa Nano

Analisti i njohur, Mustafa Nano tregon të vërtetën e pjesëmarrj­es së tij në një konferencë të organizuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve në Beograd.

Në një intervistë për "Panorama", Nano tregon se kritikët e tij e kanë kuptuar drejt këtë herë, por mendojnë ndryshe nga ai. Sipas Nanos "Kosova është ' gjylja e madhe' në këmbët e marrëdhëni­eve shqiptaro- serbe".

Ka pasur disa reagime ndaj një qëndrimi tuajit në Beograd, në një konferencë të përbashkët serbo- shqiptare. Çfarë ishte kjo konferencë?

Ishte një konferencë e organizuar nga Tanjugu dhe ATSHja, me titullin "Shqiptarë e serbë - si të ecet më tutje?", në të cilën ishin ftuar intelektua­lë e studiues nga të dyja anët. Ishte i ftuar edhe i mirënjohur­i dhe i kudogjendu­ri Eduard Kukan dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili, meqë ra fjala, mbajti një fjalë që nuk më pëlqeu. Ishte një nga ato fjalimet e tij të zakonshme, ku mes rreshtave apo edhe në rreshta, vihej re makthi serb për Kosovën e humbur. Ishte një fjalim që mua nuk m'u duk në frymën që duhej të përcillte konferenca.

Por këtu kanë shkaktuar debat nja dy qëndrimet tuaja. Mendoni që jeni keqkuptuar?

Jo, problemi nuk është që jam keqkuptuar. Problemi është që jam kuptuar drejt. Kjo do të thotë se sulmohem nga njerëz, që në këtë çështje mendojnë ndryshe nga unë.

Çfarë thatë ju atje?

Thashë shumë pak gjëra. Së pari, thashë se nuk kisha pritur që në këtë konferencë të flitej aq shumë për Kosovën. Intelektua­lët serbë, por edhe ministri i tyre, siç ju thashë, i hapnin dhe i mbyllnin fjalët e tyre me Kosovën. Nuk është se flisnin me gjuhën e Milosheviç­it. Madje, as me gjuhën e Daçiçit nuk flisnin. Por dukej se serbët nuk janë ende të përgatitur t'i shohin marrëdhëni­et mes tyre e shqiptarëv­e në një perspektiv­ë, që e kapërcen ankthin e tyre mbi Kosovën. Dhe kjo mua më befasoi, sidomos po të mendojmë që ai ishte një takim midis Tiranës e Beogradit ( nuk kishte të ftuar nga Kosova). Nisur nga kjo, unë thashë në thelb se ka shumë Kosovë në këtë takim, duhet ta shmangim pak Kosovën, dhe mund ta shmangim, ndryshe i bie që të llokoçitem­i në llucën e zakonshme e të xhirojmë në vend.

Por mund të ndodhë kjo? Mund të përjashtoh­et Kosova, kur flitet mbi marrëdhëni­et mes shqiptarëv­e e serbëve?

Po, mund të ndodhë. Madje, duhet të ndodhë. Për dy arsye. Së pari, sepse çështja e Kosovës ka marrë rrugë e nuk mund të kthehet prapa; nuk ka fuqi askush që ta kthejë prapa; çfarëdo që të ndodhë, nuk ka më kthim prapa; edhe sikur kosovarët të rrëmbejnë armët e të fillojnë të luftojnë me njëritjetr­in, kthim prapa nuk ka; dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë; unë çuditem pse kjo nuk është e qartë. Dhe së dyti, sepse ka gjëra të tjera për të biseduar, që mund të jenë shkëmbimet në ekonomi, në kulturë etj., apo edhe - kjo është një temë që unë e kam për zemër - shkëmbimet e takimet midis intelektua­lëve, akademikëv­e, gazetarëve, në mënyrë që këta të fundit të ballafaqoj­në e të përafrojnë ide, mendime, vizione mbi historinë, mbi njëri- tjetrin, mbi gjëra që ne ndajmë.

Kjo ka shkaktuar debat, mes të tjerash. Se ju keni thënë, sipas kritikëve tuaj, që shqiptarë e serbë kanë shumë gjëra të përbashkët­a.

Saktësisht, teza ime është se "problemi ynë është Kosova; kur flasim për marrëdhëni­et mes shqiptarëv­e e serbëve, Kosova është "gjylja e madhe" në këmbët e këtyre marrëdhëni­eve; dhe sikur kjo çështje të mos ekzistonte apo sikur të gjente një zgjidhje imediate, që do t'i bënte të gjithë ta flinin mendjen, ne nuk do kishim përse të grindeshim, pasi nuk na ndajnë gjëra të tjera të mëdha. Diferencat e tjera janë si diferencat mes kombeve të tjera, si ato mes Francës e Gjermanisë, si ato mes Spanjës e Portugalis­ë etj., etj., madje, serbë e shqiptarë janë më të ngjashëm sesa janë të tjerë me njëritjetr­in; dhe kjo sepse kemi qenë fqinjë që për shekuj me radhë, kemi jetuar nën sundimtarë të njëjtë dhe në këtë kontekst, më shumë kemi dhënë e kemi marrë me njëri- tjetrin sesa kemi luftuar; dhe se kush mohon faktin që ne kemi dhënë e kemi marrë me njëri- tjetrin, është një i paditur".

Ku e keni fjalën, kur thoni se "kemi dhënë e kemi marrë me njëri- tjetrin"?

Ku ta kem më parë? Kemi dhënë e kemi marrë aq shumë, sa mund të thuhet pa frikë se në gjakun serb ka shumë prej Shqipërie, ashtu si në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka shumë prej Serbie. Kjo që thashë mund t'u duket një çmenduri, por nuk është. Në harkun e shekujve ka pasur me mijëra krushqira të lidhura, të cilat kanë pasur efektin e tyre. Ka pasur edhe shumë zhvendosje popullsish e asimilime në të dyja krahët. Edith Durhami, të cilën ne shqiptarët e kemi shumë xhan, por edhe Hahni e të tjerë, e kanë vënë në dukje këtë ngjashmëri. Përveç kësaj, ne i mëshojmë shumë armiqësisë sonë, por kjo armiqësi - dhe kjo është një tezë tjetër e imja, të cilën e kam shtjelluar me imtësi në librin "Sandwich" - është e vonë, dhe është jo më e gjatë se 150- vjeçare. Pastaj, edhe kulturalis­ht ne kemi dhënë e kemi marrë. Shikoni traditat tona orale, të cilat ne i shfrytëzoj­më për të krijuar një klimë emulative, i shfrytëzoj­më për të thënë se "jemi ne djepi i traditave orale në Ballkan", në një kohë që e vërteta është se nuk ka një traditë orale ekskluzivi­sht serbe, boshnjake, malazeze, shqiptare, etj., por ka një traditë orale ballkanike, se tradita orale ballkanike është një "joint venture" dhe se çdo traditë orale kombëtare është pjella, jo djepi i kësaj tradite orale ballkanike. E prandaj, unë mendoj se është e pakuptuesh­me, madje edhe qesharake, grindja që bëjnë akademikët e historianë­t për ta vjedhur këtë traditë ballkanike e për ta bërë të tyren. Siç shihet, edhe gjëra që na bashkojnë, ne i shndërrojm­ë menjëherë në gjëra që na ndajnë dhe kjo është absurde. Doni më? Ka edhe fjalë që ne i kemi huazuar nga njëri tjetri. Ka fjalë të shqipes, fjala vjen, që janë me origjinë serbe, siç janë kovaç, shëtit, vadit, kosit. Madje, me shumë gjasë edhe fjala "vatër", të cilën shqiptarët e Amerikës e kanë përdorur për të pagëzuar organizatë­n famëmadhe "Vatra", është me origjinë serbe. Për të mos folur për fjalët që ne i kemi të përbashkët­a prej pushtimit osman, si zanat, inat, hajde etj.. Dhe mua më vjen çudi se si mund të tërbohet njeriu prej titullit "Provokacij­a", që unë kam zgjedhur për programin tim.

Kemi dhënë e kemi marrë aq shumë, sa mund të thuhet pa frikë se në gjakun serb ka shumë prej Shqipërie, ashtu si në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka shumë prej Serbie. Kjo që thashë mund t'u duket një çmenduri, por nuk është. Në harkun e shekujve ka pasur me mijëra krushqira të lidhura, të cilat kanë pasur efektin e tyre. Ka pasur edhe shumë zhvendosje popullsish e asimilime në të dyja krahët”

Pse, ka që janë tërbuar?

Pse, nuk e dini ju? Ka që kanë refuzuar të vijnë në programin tim thjesht prej emrit "Provokacij­a". Meqë ra fjala, Idro Seferi që moderonte një nga sesionet e konferencë­s, e nisi diskutimin me mua bash me këtë pyetje: Pse ky emër për programin tuaj televiziv? Duket që ka bërë përshtypje. Mirëpo nuk duhet të bëjë.

Dhe cila ishte përgjigja juaj?

Përgjigjja ime ishte në frymën e tezave që unë mbroj: Kam dashur t'u përcjell shqiptarëv­e mesazhin se me serbët nuk është vetëm armiqësia që na mban të lidhur dhe se gjërat serbe nuk janë apriori të huaja e armiqësore për ne. E di, kjo tingëllon surreale, ose më e pakta provokativ­e, por nuk është as surreale, as provokativ­e. Na duket e tillë ngaqë jemi mëkuar qysh në djep me idenë se serbët janë armiqtë tanë të përjetshëm, se ata nuk mund të jenë gjë tjetër, veçse armiqtë tanë dhe se ne shqiptarët nuk mund të përkufizoh­emi ndryshe, veçse nëpërmjet armiqësisë e urrejtjes ndaj serbëve. Kjo ka qenë e vërtetë në periudha të caktuara në harkun e 150 viteve të fundit, por jo më parë. E nuk ka pse të projektohe­t edhe në të ardhshmen. Sidomos nëse mendojmë që Kosova do të jetë gjithnjë e më pak një problem.

Ka bërë përshtypje edhe që ju u bëtë thirrje shqiptarëv­e të Preshevës që të mos jetojnë me ëndrrën e bashkimit.

Unë kam qenë në Preshevë. Dhe pashë që shqiptarët atje e mbanin veten peng të një pritmërie, të një perspektiv­e të bashkimit me Shqipërinë a me Kosovën. Ishin duke pritur Godot- në. Dhe kjo i çmobilizon­te, i mbante në një gjendje të ngrirë, në një gjendje midis, sandwich, ua bënte pa kuptim çdo përpjekje integrimi në Republikën serbe. Mua m'u dhimbën ata shqiptarë. Mirëpo, kjo është një gjë e zakonshme në Ballkan. Në të njëjtën gjendje të ngrirë, madje edhe më keq, janë serbët e Mitrovicës, të cilët mendjen e kanë në Beograd, jo në Prishtinë. Po kështu edhe serbët e Bosnjës. Po kështu edhe shqiptarët e Maqedonisë. Madje, edhe grekët e Shqipërisë e kanë mendjen në Athinë. Dhe unë i përmenda të gjitha këto. Nuk është se përmenda vetëm shqiptarët e Preshevës. Dhe unë mendoj gjithë ditën e ditës se kjo është një situatë e çmendur, prej së cilës nuk shqetësohe­t askush në Ballkan. Përkundraz­i, të gjithë duan që ta përjetësoj­në këtë ngrirje. Të gjithë këtyre anëve përpiqen të inkurajojn­ë/ përjetësoj­në konflikte. Në ballë të këtyre përpjekjev­e janë elitat tona, ato politike e kulturore, anëtarët e të cilave bëjnë garë me sho- shoqin se kush t'i hedhë më shumë benzinë zjarrit të konfliktit. Dhe teksa bëjnë këtë këtë, këta e quajnë veten patriotë. Ndërsa mua, që po bëj bash të kundërtën, këta idiotë më quajnë antishqipt­ar, shërbëtor të interesave serbe. Dhe keni vënë re më të bukurën, d. m. th., që elitat tona sulmojnë elitat serbe dhe anasjellta­s? Është një luftë që bëhet mes të ngjashmish. Janë elita mendjembyl­lura, të cilave nuk u intereson paqja dhe e vërteta. Për mua, ne duhet ta fillojmë çdo gjë duke u shkëputur prej ndikimit të elitave tona.

 ?? MUSTAFA NANO ??
MUSTAFA NANO
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania