Panorama (Albania)

“Vendimi për Rroshin, Rama e vrau dekriminal­izimin”

"Përdhunoi në komunitet' u dënua me ' punë në komunitet'"

- Oerd Bylykbashi Elvis Rroshi OERD BYLYKBASHI

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Oerd Bylykbashi, ka akuzuar Kryeminist­rin Edi Rama se duke urdhëruar gjykatësit për të mos dënuar ish- kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, "vrau" ligjin e dekriminal­izimit. Në një analizë në lidhje me procesin e vetingut dhe procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj ish- kryebashki­akut të Kavajës, deputeti demokrat shkruan se gjyqtari i Gjykatës së Lartë rrezikon të humbasë mandatin për shoqërimin me nipin e kapur me 0.4 gramë kanabis, ndërkohë që Rroshi, që falsifikoi formularët, dënohet me punë në komunitet. Bylykbashi kujton se ligji i dekriminal­izimit u propozua veçanërish­t për prezencën e Rroshit në jetën politike dhe pushtetin vendor. Sipas deputetit demokrat, me vendimin e marrë, Rama u ka hapur sërish rrugë kriminelëv­e të angazhohen në politikë, pasi, nëse zbulohen, njësoj si Rroshi, do të dënohen vetëm me punë në komunitet.

Pardje pashë dy lajme. Një nga vetingu dhe një nga Gjykata. I pari thoshte se një gjyqtarit të Gjykatës së Lartë i rrezikohej mandati sepse e kishin parë në prani të një personi? "të rrezikshëm", që media thoshte se e kishte të afërm. I rrezikshëm sepse na ishte kapur me "plot" 0,4 gr kanabis ( ose zero presje katër gram, që të kuptohet që nuk kam shkruar gabim) e jo me 1, 2 apo 3 tonë kanabis si kushërinjt­ë apo vëllezërit e ministrave që ka rrotull Kryeminist­ri. Pashë një gjykatës të lartë që rrinte i heshtur përpara një trupe pompoze nëpunësish administra­tive, që nuk e di nëse kanë ëndërruar profesiona­lisht ndonjëherë të jenë pjesë e Gjykatës së Lartë e tashmë kanë në dorë fatin e gjykatësve e prokurorëv­e.? Lajmi i dytë fliste për Elvis RRroshi? n, i dënuar për përdhunim në grup, i dënuar për plagosje me armë zjarri, i proceduar për vepra të tjera të rënda penale me emra të ndryshëm, që kishte kryer krimin e falsifikim­it të formularit të dekriminal­izimit, por që Edi Rama e mbronte në publik edhe pse ishte kriminel. Elvis RRroshi u dënua me një dënim të "tmerrshëm", vetëm 60 orë punë në komunitet, edhe pse u provua që ka falsifikua­r formularin shtetëror dhe për këtë dënimi shkon deri me burg. Elvis RRroshi, bashkë me një bandë kriminelës­h në Parlament, bashki e administra­tën e Edi Ramës, u bë simbol i nevojës për ndryshim Kushtetutë, që të miratohej ligji i dekriminal­izimit. Sepse pa këtë ndryshim Kushtetute, Edi Rama ulërinte në Parlament se dekriminal­izimi shkelte të drejtat kushtetues­e të banditëve, me të cilët bëri paktin për të ardhur në pushtet në 2013. Pashë Elvis RRroshin të dilte i qeshur e me kokën lart nga Gjykata. Në atë buzëqeshje, ai shprehte triumfin mbi drejtësinë me ndihmën e tutorit të tij politik. Rama vrau me dorën e gjykatësve të frikësuar nga vetingu një nga armët e ligjit të dekriminal­izimit: kur guxon dhe mashtron e falsifikon formularin e dekriminal­izimit që të marrësh post publik edhe kur je i dënuar, shkon në BURG! Kjo është ftesë e re për kriminelët. Na ndihmoni me vota të blera, ne jua shpërblejm­ë me poste, ju mashtroni në formularin e dekriminal­izimit se maksimumi dy muaj punë në komunitet do të dënoheni. ? Në këtë Drejtësinë e Reformuar me mbikëqyrje nga ORMN ( Ofiçina e Riparimit të Mjeteve të Ndërtimit?), vetingu ka bërë që ikën gjyqtari që ka dhënë dënime me burg për kriminelë, por ai që ka "përdhunuar në komunitet" dënohet me "punë në komunitet", pra, lihet i lirë. Fati i banditit dhe gjyqtarit bashkohen, ndahen dhe përcaktohe­n në psikikën që nuk fal të Edi Ramës?. Unë nuk e kam lexuar, por nuk është çudi që gjyqtarin ta ketë përmendur me emër te Kurbani.

? Fati i mirë i Elvis RRroshit ishte se në 2011 ishte shok armësh në luftën për pushtet të Edi Ramës, i cili e kishte zgjedhur me dorën e tij që të konkurroni­n të dy për kryetarë bashkie. RRroshi ishte kreu i hordhisë që u përdor për të thyer bastionin demokrat të Kavajës e për ta mbajtur pushtetin në 2015. Ndaj Elvis apo Ervin RRroshit dhe të ngjashmeve të tij që kanë kryer krime të rënda, i ka lindur ylli me Edi Ramën. Fati i keq i gjyqtarit të lartë ishte ? se në 2011 ishte anëtar i Kolegjit Zgjedhor, që urdhëroi të numërohesh­in 763 votat e hedhura në kutitë e gabuara e ku doli se Rama kishte 335 vota të tijat, ndërsa Basha kishte? 428 vota. Rama nuk deshi që të numërohesh­in ato vota. Është njësoj sikur në momentin që Edi Rama dilte në avantazh me 10 vota, të ndërpritej numërimi i kutisë së fundit që kishte 763 vota të panumëruar­a ende. Ja pse gjyqtari e ka të vulosur fatin e tij në psikikën e Ramës, pavarësish­t se ai gjyqtar ka dënuar deputetë të PD pse akuzonin Ramën për lidhje me krimin. Një pyetje kam: nëse gjyqtari do ishte parë në shoqërinë e Elvis RRroshit, siç qëndron Rama, a do të përbënte kusht skualifiki­mi në sytë e këtyre nëpunësve të vetingut?? Po çfarë veting thoni, ky është banditing!?

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania