Panorama (Albania)

Balla: Kërkesa për vota të PD e LSI s'është pazar

Socialistë­t, apel pakicës: Votoni ligjin e Reformës në Drejtësi

- Taulant Balla

Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar dje se ftesa ndaj PD- së dhe LSI- së për të votuar një prej ligjeve të Reformës në Drejtësi, nuk është pazar. Sipas Ballës, forcat politike kanë detyrim moral dhe duhet të tregojnë përgjegjsh­mëri për të votuar një prej ligjeve të Reformës në Drejtësi. Kreu i Grupit të PS- së ka thënë dje se vonesat në ngritjen e institucio­neve të reja të Drejtësisë kanë ardhur për shkak të vonesave që u shkaktuan nga opozita, e cila u ngujua në çadrën e protestës. "Gjatë kësaj jave parlamenta­re, që vijon prej ditës së nesërme, një prej çështjeve më të rëndësishm­e që mbetet është rivendosja në afat për shkak të tejkalimit të tij, të regjistrim­eve të reja në Shkollën e Magjistrat­urës, por edhe sistemimin e atyre që kanë mbaruar, është një prej detyrimeve kryesore në kuadër të vijimit të mëte- jshëm të implementi­mit të Reformës në Drejtësi. Ka pasur një tejkalim të afatit, që vjen për shkak të vonesës së ngritjes së institucio­neve të reja të drejtësisë. Kjo, për shkak të vonesës që u krijua, kujtoj këtu, nga çadra dhe më pas nga apelimi i kotë në Gjykatën Kushtetues­e të procesit të vetingut. Nuk bëhet fjalë këtu për një Pazar, sikurse kanë guxuar ta quajnë përfaqësue­s të opozitës", është shprehur Balla. Sipas tij, me votimin në Parlament të ligjit që kërkon 84 vota, do t'u krijohet mundësia studentëve që të vazhdojnë Shkollën e Magjistrat­urës. "Ne kemi vullnetin e plotë politik për të ecur përpara në implementi­min e plotë të Reformës në Drejtësi dhe vetingut, por ky ndryshim në ligj kërkon një shumicë të cilësuar, të cilën ne synojmë ta realizojmë përmes dialogut dhe konsensusi­t politik, me ato palë politike, të cilat janë të gatshme t'u qëndrojnë konsekuent­e qëndrimeve të tyre të mëparshme, në mënyrë që të përmbushim të gjitha detyrimet së bashku", është shprehur Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania