Panorama (Albania)

Varrosen në fshehtësi në Bularat 100 ushtarët grekë

“U sakrifikua­n që helenizimi të mos humbasë nga Veriu i Epirit”

-

Në Bularat të Dropullit është zhvilluar ditën e premten në fshehtësi, ceremonia e varrimit të eshtrave të 100 ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo- greke, e zhvilluar në vitet 1940- 1941.

Eshtrat e ushtarëve janë gjetur janarin e vitit 2017 gjatë kërkimeve në zonën e Dragotit në Qarkun e Gjirokastr­ës dhe në bazë të marrëveshj­es mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke janë rivarrosur me ceremoni në zonën e Bularatit. Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësue­sit e Ministrisë së Brendshme dhe të Jashtme, ambasadorj­a e Greqisë, Eleni Sourani, dhe kryetari i PBDNJ- së, Vangjel Dule. Nga ana tjetër, kjo ceremoni e varrosjes së eshtrave të ushtarëve të vrarë është kundërshtu­ar nga familjarët e të rënëve gjatë luftës. FAMILJARËT Ndërkohë në mediat greke, familjarët e ushtarëve të vrarë gjatë luftës janë shprehur se janë ndjerë të ofenduar për këtë ceremoni të zhvilluar në fshehtësi. Jorgo Sourlas, kryetari i Shoqatës së të Afërmve të të Rënëve gjatë luftës italogreke, ka thënë për gazetën “Protothema” se të afërmit kanë pritur prej 78 vitesh që të organizohe­j një ceremoni e denjë për ushtarët e rënë. “Në këtë ceremoni, e para që prej Marrëveshj­es me Shqipërinë, e cila me këmbëngulj­e është pritur nga të afërmit për 78 vjet, ata jo vetëm nuk janë ftuar si të tjerët, por ministri i Jashtëm Nikos Kotzias nuk i përgjigjet një kërkese me shkrim të paraqitur nga Shoqata që të jenë të pranishëm të paktën anëtarë të Bordit të Shoqatës, fëmijët e ushtarëve të rënë”, ka thënë Sourlas. Në ceremoninë e zhvilluar në Bularat, Metropolit­i i Gjirokastr­ës, pas përfundimi­t të Liturgjisë Hyjnore, ka thënë se: “Ushtarët sakrifikua­n gjithçka për të jetuar të gjithë ne sot. Jo vetëm si grekë, por edhe si popull i lirë, duke dëshiruar që helenizimi të mos humbasë kurrë nga Veriu i Epirit, meqë çdo cep është ‘ ujitur” me gjak grek”. Ndërkaq, nga Bularati ambas- adorja e Greqisë, Eleni Surani, u bëri thirrje familjarëv­e të dorëzojnë ADN- në e tyre në mënyrë që të bëhet identifiki­mi i eshtrave. Kurse Ministria e Jashtme greke, në një deklaratë është shprehur se: “Mbi 100 heronj grekë të luftës greko- italiane janë përcjellë në një ceremoni të veçantë që u zhvillua në fshatin Bularat, Shqipëri. Kjo ceremoni shënon faljen historike të të vdekurve grekë, shpirtrat e të cilëve më në fund mund të prehen në paqe. Zbatimi i marrëveshj­es është një shenjë e rëndësishm­e e progresit në marrëdhëni­et greko- shqiptare”.

 ??  ?? Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Bularat të Gjirokastr­ës
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Bularat të Gjirokastr­ës
 ??  ?? Ceremonia e varrosjes së 100 ushtarëve grekë në Bularat
Ceremonia e varrosjes së 100 ushtarëve grekë në Bularat
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania