Panorama (Albania)

Autorët djegin makinën, brenda gjendet një armë

Arma automatike gjermane tip “M5P” ishte brenda në automjet

- SHKODER/

Pak orë pas vrasjes së ish- policit Boran Bërcana dhe bashkëjetu­eses së tij, Silvana Ndoci, policia gjeti një automjet të djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët për largimin nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së çiftit.

Makina e djegur tip “Benz” u gjet rreth orës 10: 30 në Dobraç të Ri në zonën e Bypass- it të Shkodrës, që është në ndërtim e sipër. Burimet policore bëjnë me dije se autorët, pasi kanë kryer vrasjen e Boran Bërcanës dhe Silvana Ndocit, kanë shkuar me mjetin tip “Benz” deri te Bypass- i, duke qenë se aty nuk ka asnjë lëvizje gjatës natës dhe më pas i kanë vënë flakën për të humbur gjurmët. Ekspertiza, pas këqyrjes së vendit ka arritur të gjejë brenda makinës së djegur edhe armën, me të cilën dyshohet se është bërë vrasja. Sipas burimeve, është një armë automatike gjermane tip “M5P”, me karikator që zë deri në 30 fishekë. Ajo dyshohet se është arma e krimit, duke qenë se në vendin ku ndodhi vrasja e dyfishtë, policia ka gjetur mbi 20 gëzhoja dhe po ashtu mbetje plumbash të asaj arme. Autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të çiftit, duke mos lejuar Boran Bërcanën dhe Silvana Ndocin që të mos bëjnë asnjë lloj reagimi. Sapo është marrë njoftimi për gjetjen e makinës së djegur, në vendin e ngjarjes mbërritën forca të policisë bashkë me grupin hetimor. Menjëherë pas verifikime­ve të para është arritur në konkluzion­in se mjeti tip “Benz” mund të jetë përdorur në vrasjen e dyfishtë të çiftit. Më pas autorët pasi kanë djegur mjetin në fjalë janë larguar në drejtim të paditur pa lënë gjurmë. Deri tani nuk ka asnjë dëshmitar që të ketë parë personat, që kanë djegur makinën dhe kjo e bën edhe më të vështirë zbardhjen e vrasjes të dy shtetasve për shkak se gjithçka në këtë krim të rëndë ka qenë e mirëmendua­r. Fillimisht, çifti është mbikëqyrur nga autorët dhe pasi kanë gjetur momentin e duhur për të qëlluar, janë larguar me mjetin tip “Benz”, duke lënë të vdekur në makinën e tyre ish- policin dhe të dashurën e tij e duke i vënë flakën në periferi te zona e Bypass- it dhe më pas duke humbur çdo gjurmë. Forcat e policisë kanë sekuestrua­r pamjet filmike te rrethrrotu­llimi i 5 Heronjve që është rruga kryesore afër Bypass- it dhe përgjatë dy anëve të rrugës, por ende nuk ka asnjë person të dyshimtë. Policia mendon se është një vrasje profesioni­ste, ndërsa nuk përjashtoh­et mundësia se mund të jetë vrasje me pagesë, duke parë dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe veprimet e autorit nga fillimi në fund. Gjithsesi, vijon puna për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë, ndërkohë që ende nuk ka asnjë person të ndaluar. Makina e djegur është transportu­ar drejt Komisariat­it të Policisë Vendore për hetime të mëtejshme. Ndërkohë, pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ka mbërritur drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ka takuar kreun e Policisë Shkodër, Vehbi Bushatin, por edhe efektivë të tjerë dhe grupin hetimor që është marrë me zbardhjen e vrasjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania