Panorama (Albania)

Vranë shokun për borxhin 7 mijë euro: Na kërcënoi

“Kërkoi t’i kthenim borxhin me patjetër dhe na ofendoi në Laç”

- POGRADEC/ DHORJELA ÇULE

Borxhi 7 mijë euro, zbulohet shkaku i fundit tragjik të Elion Hysajt, i cili u denoncua i zhdukur nga familjarët 10 ditë më parë.

Hysni Ramaj, i arrestuar si një prej autorëve të vrasjes, ka pranuar se ka marrë pjesë në krim si bashkëpunë­tor, ndërsa thekson se autori kryesor është A. T., i shpallur në kërkim. Mësohet se gjithçka ka ardhur për shkak të një borxhi që viktima u kishte dhënë dy autorëve. Kërkimi me ngulm i Elionit për kthimin e borxhit dhe ofendimet ndaj tyre bënë që ata t’i ngrenë kurth një ditë më pas. Teksa ka pranuar krimin, Ramaj ka bashkëpunu­ar me Policinë dhe ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes që nga huamarrja, takimi në Laç pak ditë më parë, rrëmbimin e 34- vjeçarit, dhunën që kishin ushtruar mbi të, vrasjen e deri te transporti i viktimës dhe groposja pranë varrezave të fshatit. Por, nga ana tjetër, 31- vjeçari Ramaj, i arrestuar dy ditë më parë, mohon të ketë qëlluar Hysajn me armë zjarri. Sipas tij, është shoku i tij A. T., ai që ka kryer vrasjen e shokut të tyre nga Laçi, i cili rezultonte person në kërkim nga Policia, pasi akuzohej për një vrasje në bashkëpuni­m të ndodhur tre vite më parë në Sarandë, ku mbeti viktimë Edmond Theodhori.

VRASJA Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë me një plumb në kokë Elion Hysa nga Laçi, me autorë Hysni Ramaj dhe shtetasin me iniciale A. T, ka për motiv një borxh të pashlyer. Konflikti mes tre shokëve ka nisur pikërisht pak ditë më parë, pasi Hysaj iu kishte kërkuar me ngulm borxhin që iu kishte dhënë dy autorëve. Mësohet se bëhet fjalë për një shumë prej afro 7 mijë euro, të cilat autorët ia kishin marr hua 34- vjecarit. “Ne ishim shokë të ngushtë me Elionin. Para ca kohësh i kishim marrë një shumë parash borxh pasi na duheshin për të ngritur një biznes. Ai na dha diku te shtatë mijë euro. Çdo gjë shkonte shumë mirë, pasi nuk është se na kishte lënë një afat për të kthyer borxhin. Në këto kushte na kapi të papërgatit­ur, pasi na e kërkoi kthimin e borxhit në një moment që ne ishim shumë hollë. Nuk kishim para, ç’t’i jepnim?!”, ka deklaruar Ramaj para Policisë. Marrëdhëni­es së mirë mes të shokëve i erdhi fundi në momentin që Hysaj u kishte kërkuar dy të rinjve nga Nikla e Fushë- Krujës që t’i kthenin paratë me patjetër. Madje, mësohet se në takimin mes tyre të zhvilluar në Laç, ata debatuan ashpër dhe lëshuan kërcënime dhe ofendime në drejtim të njëri- tjetrit. “I thamë na lërë pak kohë derisa t’i gjejmë dhe të t’i kthejmë. Mirëpo, ai ishte shumë i prerë. “Nuk më intereson se ku do t’i gjeni, mua më duhen me patjetër”. Situata doli jashtë kontrollit. Ndërhynë disa persona të tjerë dhe me zor na ndanë. Ikëm! U larguam nga Laçi në mënyrë shumë të shëmtuar. Nuk na e priste mendja se do të na kërcënonte dhe, pikërisht në shtëpinë e tij ( Laç). Këtë e morëm si ofendim shumë të madh. Kur u larguam, i thamë njëri- tjetrit se nuk duhet ta lëmë me kaq”, ka vijuar dëshminë e tij Ramaj, duke u ndalur te rrëmbimi më pas. Pak ditë më vonë, Ramaj dhe shoku i tij A. T., planifikua­n të hiqnin qafe Hysajn. Ata menduam se me vrasjen e tij do të merrnin hak për fyerjen që ai iu kishte bërë disa ditë më parë dhe në këtë mënyrë nuk kishin pse t’i kthenin paratë që i kishin borxh. “Pas ca ditësh e morëm në telefon dhe i thamë që do të sjellim lekët. E morëm në makinë dhe u kthyem drejt FushëKrujë­s gjoja për të pirë kafe. U ndalëm në anë të një përroi, gjoja për të kryer nevojat personale, ndërkohë që i vumë pistoletën në kokë. Ai u irritua shumë, nisi të na fyente, prekte në sedër etj. Ne s’duruam dot dhe aty gjithçka ndodhi”, tregon 31- vjeçari.

 ??  ?? Viktima, Elion Hysaj
Viktima, Elion Hysaj
 ??  ?? I arrestuari, Hysni Ramaj
I arrestuari, Hysni Ramaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania