Panorama (Albania)

Përleshet me hajdutët, plagoset me tre plumba 28- vjeçari

-

PESHKOPI – Përleshet me maskat e armatosura, plagoset i riu. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Brezhdon të Bashkisë Dibër. Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e familjes Selishta për të grabitur. Ato janë pikasur nga djali i madh i familjes, por pas përleshjes me grabitësit, ky u fundit mbeti i plagosur. Pas largimit të maskave, E. Selishta është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Kanë qenë fqinjët e familjes që u sulmuan, të cilët kanë njoftuar Policinë për atë që kishte ndodhur. Efektivë të Komisariat­it të Peshkopisë mbërritën në fshatin Brezhdan dhe në spitalin rajonal. Zyrtarë të Policisë bënë me dijë rreth orës 04: 00, të ditës së djeshme, në banesën e shtetasit A. Selishta, në fshatin Brezhdan, dyshohet se janë futur dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një shumë lekësh dhe një aparat celular. Autorët dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri në pjesën e dorës shtetasin E. Selishta, 29 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është larguar për në banesë. “Policia e Dibrës ka shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona, që dyshohet se kanë dijeni apo lidhje me këtë ngjarje, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Vijojnë hetimet në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë Dibër, për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes, identifiki­min dhe arrestimin e autorëve”, thanë zyrtarë të Policisë Dibër. Mësohet se familja kishte kamera sigurie në banesë dhe ato i ka vënë në dispozicio­n të strukturav­e të hetimit. a. l.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania