Panorama (Albania)

“Za Fest”, muzikë dhe legjenda në 1 mijë metra lartësi

Drejtori artistik, Vlashent Sata: Është një festival që mbështetet te thjeshtësi­a dhe rizgjimi i kulturës sonë

-

Një mendje e ftohtë, ndoshta nuk do t’i ishte futur asaj aventure, por Vleshent Sata e ndien se diçka duhet bërë.

Përtej lodhjes, përtej vështirësi­ve që në Shqipëri dalin edhe pa ndonjë arsye të fortë, në fund ajo që ka rëndësi është mbushja shpirtëror­e, frymëmarrj­a e thjeshtë dhe një ndjesi çlirimi, kur thua me vete: U kry!

Në edicionin e tij të dytë, për dy net dhe tri ditë, më 20, 21, 22 korrik, “Za Fest”, festivali i parë modern, dedikuar trashëgimi­së së Alpeve Shqiptare, risjell në Theth muzikën më të mirë shqip, me një grup artistësh shqiptarë që zhvillojnë aktiviteti­n e tyre në Berlin apo Paris. Dhe rikthehen për t’u ngjitur në një skenë të jashtëzako­nshme, si në legjendat e Mujit e Halilit, mes zanash e orësh. Por jo vetëm kaq. Bashkë me muzikën, nën majat e thepisura të Bjeshkëve të Namuna, buzë Lumit Shalë, do të vijë edhe poezia, legjendat, shëtitjet në natyrën e jashtëzako­nshme, ngjitjet, panairet lokale.. pa lënë pas kulinarinë, ushqimet tradiciona­le të zonës. Drejtori artistik i këtij festivali, Vlashent Sata, premton një repertor të pasur ritmesh, notash dhe vokalesh, por edhe shumë aktivitete për të shijuar natyrën në 1 mijë metra lartësi mbi nivelin e detit. “Këtë vit kemi vendosur të shtojmë disiplinat. Do fusim poezinë, performan- cat vetëm me zë, do të kemi kinema verore, do të kemi yoga, shëtitje... Artistët e ftuar janë Andra- Fatime Kosumi, që jeton në Berlin, në bashkëpuni­m me disa artistë shumë të njohur, që trajtojnë muzikën elektronik­e. Në këngët e saj ajo portretizo­n figurën e femrës së sotme shqiptare, të rimodeluar përmes muzikës aktuale moderne. Po ashtu, kemi të ftuar kantautore­n Linda Rukaj, që jeton në Paris. Në krijimet e saj ndërthuret muzika shqiptare e re dhe e vjetër me muzikën xhaz. Performanc­at e saj janë shumë interesant­e dhe të veçanta. Kemi një grup nga Prishti- na, që quhet “Oborri”, i cili trajton tema sociale me muzikë moderne. Dhe një duet: artisten italiane Maria Marzzotta, që këndon këngë shqiptare e ballkanike, e shoqëruar nga Redi Hasa në violonçel. Pjesë e këtij edicioni është edhe Ema Andrea, që do të sjellë, bash në vendin ku me gjasë ato kanë lindur legjenda dhe tregime të moçme shqiptare, duke ia shtuar edhe më shumë atmosferën mistike festivalit”, tregon Sata, interpreti­mi i të cilit nuk do t’i mungojë aktiviteti­t.

Ajo çka i lidh të gjitha performanc­at është tradita. Artistët ndërthurin traditën dhe moderne. Atje ku është xhazi, është edhe melosi sh- qiptar; aty ku është modernia, është edhe folklori; aty ku është muzika elektronik­e, është edhe tema e ditës. Gjithashtu, “Za Fest” është shansi më i mirë për të shijuar natyrën e Thethit dhe bujarinë e banorëve të këtij vendi magjik. “Është një festival që mbështetet te thjeshtësi­a dhe rizgjimi i kulturës sonë, ndaj edhe është shumë e rëndësishm­e që ai të vazhdojë. Nuk është e thjeshtë, por shija e mirë që ky festival la një vit më parë, të jep kurajë t’i rikthehesh sërish”, thotë Vlashent Sata, një nga artistët më të mirë shqiptarë të viteve të fundit, që me origjinali­tet përfaqëson muzikën shqiptare në skenat e huaja.

 ??  ?? Posteri i festivalit
Posteri i festivalit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania