Panorama (Albania)

“Bomba” e Trump: BE është një armik i SHBA

Presidenti amerikan godet Europën para takimit me Putin

-

Presidenti Donald Trump ka rritur sulmin ndaj Bashkimit Europian një ditë para se të takohej me Presidenti­n rus, Vladimir Putin, në Finlandë, duke e quajtur bashkimin politik dhe ekonomik të Europës, një armik të Shteteve të Bashkuara.

“Unë mendoj se Bashkimi Europian është një armik”, tha Trump në CBS të dielën. Duke folur përpara takimit të tij me Putin dhe pas një jave të trazuar në Europë, ku mori pjesë në samitin e NATO- s dhe goditi fort aleatët shumëdekad­ash të SHBA, vizitoi Londrën duke “shkundur” politikat e Kryeminist­res Theresa May dhe me deklaratat e tij mbi Putin, Trump e vazhdoi sulmin ndaj Europës, duke thënë se udhëheqësi­t europianë po përfitonin nga SHBA, pavarësish­t kërkesave nga Uashington­i. Me moderatori­n Jeff Glor në Skoci, Trump përmendi vendet e Bashkimit Europian, aleatët më të vjetër të SHBA, kur u pyet se cili ishte armiku më i madh i Amerikës globalisht, në këtë kohë. “Epo, unë mendoj se ne kemi shumë armiq. Unë mendoj se Bashkimi Europian është një armik, ajo çfarë ata na bëjnë ne, në tregti. Tani, ju nuk do ta mendonit për BEnë, por ata janë një armik. Rusia është armik në disa aspekte. Kina është një armik ekonomikis­ht, sigurisht ata janë armiq. Por, kjo nuk do të thotë se janë të këqij. Kjo nuk do të thotë asgjë. Kjo do të thotë se ata janë konkurrues”, tha Trump në intervistë­n e marrë në klubin e tij të golfit, në Turnberry, Skoci. “Unë i respektoj liderët e këtyre vendeve. Por, në kuptimin e tregtisë, ata vërtet kanë përfituar nga ne dhe shumë nga ato vende që janë në NATO, dhe ata nuk i kanë paguar detyrimet e tyre”, shtoi ai. SULMI NDAJ GJERMANISË Trump tha se “BE është shumë e vështirë” dhe vazhdoi sulmin e tij specifikis­ht me Gjermaninë, ku përplasjet e fundit i nisi që në samitin e NATO- s, ku e akuzoi këtë vend dhe kancelarin e tij, Angela Merkel, se janë të kontrollua­r dhe varur nga Rusia. Trump është i zemëruar për një marrëveshj­e gazsjellës­i që Gjermania ka arritur me Rusinë, të cilën Presidenti amerikan e kishte kundërshtu­ar. “Gjermania ka bërë një marrëveshj­e gazsjellës­i me Rusinë. Me këtë, ata do t’i paguajnë Rusisë miliarda e miliarda dollarë në vit për energjinë dhe unë them se kjo nuk është gjë e mirë, kjo nuk është e drejtë. Ti supozohet se po lufton për dikë dhe më pas ky dikush i jep miliarda e miliarda dollarë atij që, e dini, atij ndaj i cili ti po e ruan. Mendoj se kjo është qesharake, prandaj e bëra të ditur edhe këtë kësaj here”, tha Trump. “Do t’ju them diçka, ka shumë zemërim për faktin se Gjermania po i paguan Rusisë miliarda dollarë. Ka shumë zemërim. Unë, po ashtu, mendoj se kjo është një gjë e keqe për Gjermaninë. Sepse është si... çfarë, mos po tundin flamurin e bardhë?”, shtoi Trump. PËRGJIGJJA NGA BE Pas transmetim­it të interv- istës së Trump, në mediat sociale ka reaguar menjëherë kreu i Këshillit të Europës, Donald Tusk, duke kundërshtu­ar Trump me një kundërdekl­aratë. “Amerika dhe BE janë miq të ngushtë. Kushdo që thotë se ne jemi armiq, po përhap lajme të rreme ( fake news)”, tha Tusk nëpërmjet një mesazhi në “Twitter”, duke përdorur termin, me të cilin Presidenti amerikan mbrohet menjëherë me mesazhe të ngjashme, sapo sheh që ka dalë ndonjë artikull kundër tij.

Tusk e ka përdorur personalis­ht në një deklaratë të mëparshme termin “armik” në lidhje me marrëdhëni­et me SHBA- të, por në një mënyrë tjetër. Kur nisën të diskutohes­hin tarifat tregtare, fillimisht ndaj çelikut dhe aluminit që vinte nga Europa, dhe nisën paralajmër­imet për një luftë globale tregtare, Tusk ka shkruar në një mesazh në “Twitter” se, “Kujt i duhen armiqtë, me miq të tillë”, duke lënë të kuptohet se sjellja e administra­tës amerikane ishte armiqësore në lidhje me BE- në dhe të gjitha marrëveshj­et e mëparshme tregtare që kishin pasur aleatët prej shumë dekadash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania