Panorama (Albania)

Trump takohet sot me Putin në Helsinki

Samiti nis pa ndihmësit, flitet edhe për ndërhyrjen në zgjedhje

-

Presidenti Trump është shprehur se ka pritshmëri të ulëta për bisedimet me Vladimir Putin, të cilat mbahen sot në Helsinki të Finlandës. Trump parashikoi se nga takimi nuk do të dalë asgjë e keqe dhe ndoshta disa të mira. Mes temave të samitit do të jenë edhe pakësimi i armëve bërthamore, lufta në Siri ( ku Uashington­i dhe Moska mbështesin palë kundërshta­re), por edhe ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhje, një dyshim i autoritete­ve të inteligjen­cës në SHBA që e ka “persekutua­r” Trump- in që kur nisi presidencë­n e tij në fillim të vitit 2017. Hetimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane është një çështje që e ndërlikon takimin mes dy udhëheqësv­e. Të premten, Departamen­ti i Drejtësisë në SHBA njoftoi ngritjen e akuzave për 12 zyrtarë rusë të shërbimit ushtarak të zbulimit për ndërhyrje në zgjedhjet presidenci­ale të Sh- teteve të Bashkuara. “Patjetër që kam për ta ngritur këtë çështje në takim”, tha Trump. Por, ai gjithashtu shtoi se turp për rrjedhjen e e- maileve nga Konventa Kombëtare demokrate duhej t’u vijë demokratëv­e, për korrespond­encat e tyre. Deklaratat e Trump në lidhje më këtë çështje kanë qenë hera- herës kontradikt­ore. Fillimisht ai ka thënë se ndërhyrjen në zgjedhje mund ta ketë bërë Rusia, më pas ka thënë se ai e beson Presidenti­n Putin kur thotë se nuk ka gisht në ndërhyrjen në zgjedhje. Më pas e vlerëson atë si lider dhe për çdo hap armiqësor që ka hedhur Rusia në arenën ndërkombët­are ai nuk fajëson rusët, por administra­tën e mëparshme amerikane. Trump dhe Putin, para bisedimeve ku do të përfshihen edhe ndihmësit e tyre, do të takohen kokë më kokë për 30 minuta apo një orë, vetëm me përkthyesi­t.

 ??  ?? Donald Trump dhe Vladimir Putin
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania