Panorama (Albania)

Kreditë e buta, emrat që aplikojnë për fazën e dytë

Familjet që duhet të dorëzojnë dokumentet deri më 15 gusht

-

Hapen aplikimet për fazën e dytë dhe vendimtare për përzgjedhj­en e rreth 500 familjeve që përfitojnë kredi për shtëpi, të subvencion­uar nga Bashkia e Tiranës.

Gazeta boton emrat e 2556 familjeve, që kaluan fazën e parë dhe nga sot duhet të bëjnë gati listën voluminoze të dokumentev­e për ta dorëzuar pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin, pranë Bashkisë Tiranë. Për këtë kanë një muaj afat, pasi Drejtoria e Strehimit Social ka caktuar datat 15 korrik deri më 15 gusht. Në tabelën përbri janë të gjitha dokumentet, të cilat aprovojnë vërtetësin­ë e aplikimin e bërë në momentin e dorëzimit të formularit të strehimit pranë njësive administra­tive. Ato do të merren në shqyrtim në gjysmën e dytë të gushtit, ndërsa në muajin shtator pritet të shpallen emrat e atyre, që përfitojnë kredi të zbutur. Edhe ky proces pritet të marrë thuajse një muaj kohë, pasi Komisioni i Strehimit Social duhet të bëjë inventarin e të gjithë emrave të mëposhtëm dhe bazuar në dokumentet, që ata do të paraqesin, kriteret për përzgjedhj­en e përfituesv­e dhe formulës së pikëzuar, të vendosë pikët për çdo aplikim. 477 të parët me më shumë pikë do të shpallen fitues dhe vetëm pasi të kalojnë në Këshillin Bashkiak dhe të marrin miratimin nga banka e nivelit të dytë, mund të marrin shumën përkatëse me interes 3%. Ndryshe nga viti i kaluar, përfituesi­t do të

PËRFITUES

do të përzgjidhe­n nga lista me 2556 emra, që kaluan fazën e parë të aplikimit. Pas një muaji, Komisioni i Strehimit do të kalojë në sistemin e pikëzimit për të caktuar fituesit finalë të kredive me interes 3% mund të marrin kredinë me një afat shlyerjeje më të gjatë, 20 vite. Falë këtij programi, ata mund të marrin deri në 80 për qind të vlerës së apartament­it. Përfitues potencialë do të jenë sërish çiftet e reja, mosha e përbashkët e të cilëve nuk i kalon të shtatëdhje­tat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania