Panorama (Albania)

Franca, një botë tjetër

Poker francez në finale. Kroacia, një humbëse e lavdishme

-

Djemtë rrëmbyen botën. Njëzet vite më pas, si tre mosketierë­t, pushtuan Moskën: Më mirë se vetë Napoleoni.

Kampionë bote si Zidan, i cili që nga dje nuk është më i vetëm në Olimpin e futbollit francez, ku tashmë ka vend edhe për Grizmanin, Pogbanë dhe Mbapenë. Trofeun e dytë botëror e sjellin në shtëpi pikërisht tre djemtë dhe mbase nuk do të jetë i fundit për ta. Kroacia nuk deshi t'ia dinte për limitet, tejkaloi të sajtë në një finale të karakteriz­uar nga gabime e gola.

DIDÌ - Didie Deshamp e dha veten vetëm pas golit të katërt. Është pikërisht ai pika lidhëse mes dy gjeneratav­e kampionësh bote "Prodhuar në Francë". Trajneri ndërtoi një skuadër që i ngjason: inteligjen­te, e kujdesshme në mbrojtje dhe e gatshme për të shpalosur talentin e solistëve të saj. Njëzet vite më parë, Kupa e Botës kishte si simbol Zizunë, teksa sot mban emrat e Polit, Antuanit dhe Kiliës. "Gjelat" rezultojnë edhe më të fortë se gafa e kapitenit Loris, teksa kroatët nuk kapen dot pas mospritjev­e të Subasiçit, hero gjatë gjithë turneut, por aspak bindës në aktin final të tij. "Topi i Artë" për Modriç dje u kthye në një vegim, ashtu siç ndodhte në të shkuarën me Iniestën dhe Pirlon.

Finalja -

Ajo e djeshmja në Moskë ishte ndeshja e herëve të para. Autogoli i parë, penalltia e parë në finale me ndihmën e VAR- it, por nuk pati një herë të parë për Kroacinë kampione. 18 minutat e para të sfidës u karakteriz­uan nga nerva të tendosura dhe pak nisma ofensive, por kaq u mjaftoi "Gjelave", falë edhe ndihmës së Brozoviçit që shkakton faull pikërisht ndaj numrit 7 transalpin. Goditja e dënimit nuk përbën risi, pasi ekzekutohe­t në perfeksion, por në vend të Varan, topin e godet Manxukiç, që e dërgon në portën e tij. Me dalmatët në disavantaz­h, këtë mo- ment një tjetër traditë e Botërorit respektohe­t. Ashtu si në rastet e tjera të ngjashme, kroatët nuk shpërqendr­ohen dhe brenda dhjetë minutash rikthejnë ekuilibrin. Tjetër goditje dënimi, Modriç kroson në zonë me Vrsaljkon që bën spondën dhe Manxukiç e Lovren që thjesht përkëdheli­n sferën, pa mundur ta devijojnë drejt portës. Topi përfundon te Vida që pason për Perisiç. Anësori kroat driblon Kantenë dhe shkarkon një të majtë, aty ku Loris nuk mbërrin dot. Pak minuta më pas, një tjetër goditje standarde, me Grizman që ekzekuton një këndore. Matuidi kërcen në shtyllën e parë pa mundur të prekë sferën, e cila përfundon në krahun e Perisiç. Tri minuta shqyrtime teknologji­ke sjellin 11- metërshin e radhës për Francën. Grizman merr përsipër përgjegjës­inë dhe shënon pa rënë në lojërat e Subasiçit, që bën gjithçka për ta hutuar.

Dallga blu -

Modriç dhe Rakitiç nuk janë në ditën e tyre më të mirë, teksa edhe Kante nuk duket ai i zakonshmi, aq sa Deshamp e zëvendëson. Bubullimat nuk reshtin mbi Moskë, teksa mbi kroatët vërshon një rrebesh golash në pjesën e dytë. Në disavantaz­h ( 2- 1), Pogba dhe Mbape, me dy goditje nga jashtë zone, bëjnë të qartë se si do të përfundojë ndeshja, teksa nën harkun e "Triumfit" nis festa.

Dyshja franceze kombinon mirë duke lexuar lojën e njëri- tjetrit, teksa kroatët nisin të dorëzohen. Ai që nuk dorëzohet kurrë, Manxukiç, rindez shpresën me një gol që, megjithëse karakteriz­ohet nga gafa e Loris, është një çmim për vendosmëri­në e sulmuesit. Reagimi kroat nuk vjen dhe skuadra e Deshamp fiton 4- 2. Franca është kampione, teksa "Gjelat" vrapojnë të përqafojnë njëri- tjetrin. Djemtë rrokën botën dhe do ta kenë për të paktën katër vite.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania