Panorama (Albania)

“Botërori, një fillim i mbarë në karrierë”

-

Bën një Botëror të mrekullues­hëm, shënon gol në finale dhe fiton Kupën e Botës. Për më tepër, në moshën 19- vjeçare. 20 vite më parë, kur Franca kishte fituar Botërorin, Mbape nuk kishte lindur. Nuk i pa ata që mund të ishin idhujt e tij duke triumfuar, por pak rëndësi ka. Ai tani është idhull për shumë fëmijë të tjerë në Francë dhe në shumë vende të tjera të botës. U bë golashënue­si i dytë më i ri në një finale Botërori, por duket se nuk do të ndalet me kaq. Të paktën këtë e thotë vetë sulmuesi i PSG- së, pas ndeshjes së fituar me Kroacinë. Ai tregon emocionet e kësaj arritjeje të jashtëzako­nshme dhe objektivat e së ardhmes. Madje, ka një mesazh të qartë se nuk ka nisur të luajë futboll vetëm për t'u argëtuar, por për të fituar shumë trofe.

Krenaria- "Jam shumë i lumtur, shumë krenar. Arritëm të bënim realitet ambiciet që kishim përpara fillimit të këtij kompeticio­ni. Rruga ishte e gjatë dhe e vështirë, por ia dolëm dhe e merituam. Jemi krenarë që e bëmë Francën të lumtur. Ne e kishim për detyrë këtë gjë dhe ata harruan problemet gjatë kësaj kohe. Ne luajmë për të bërë njerëzit të lumtur. Unë nuk luaj futboll vetëm për t'u argëtuar, por edhe për të fituar. Sigurisht që ta nisësh duke fituar Botërorin, është diçka mjaft e bukur dhe një rrugëtim i nisur mbarë. Por dua të bëj më mirë se kaq. Duhet të punoj për këtë dhe e di që nuk është e lehtë", tha fillimisht Mbape. Por i pyetur nga gazetarët se cili ishte mesazhi që donte të jepte me këtë deklaratë, nuk ka dashur të tregojë të tjera lajme. "Tani objektivi është që të festojmë për këtë gjë që kemi arritur. Kemi punuar shumë gjithë sezonin dhe është koha për të festuar dhe për të marrë pushimet verore", përfundoi Mbape. Pas këtyre paraqitjev­e, Mbape ka tërhequr vëmendjen e Realit të Madridit dhe këta të fundit do të bëjnë gjithçka për ta transferua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania