Panorama (Albania)

Daliç kërkon falje, trondit stolin e Kroacisë për të ardhmen

-

Kroacia u mund me rezultatin 4- 2 nga Franca, ku ekipi kroat pati shumë për të treguar. Mund të thuhet pa pikë dyshimi se loja që zhvilluan kroatët ishte e mrekullues­hme, pavarësish­t rezultatit. Dhe të gjitha meritat për ecurinë e Kroacisë, sigurisht që i takojnë trajnerit Zlatko Daliç, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer. Megjithatë, pas ndeshjes trajneri ka dhënë dhe një deklaratë paksa të çuditshme, ku kërkon falje. "Fillimisht dua të uroj Francën për këtë titull. Për ne mund të them se kemi luajtur një ndeshje të madhe, por u penalizuam nga ajo penallti. Pavarësish­t kësaj humbjeje, duhet të jemi krenarë për gjithçka që kemi bërë deri tani. Ne kemi arritur suksesin më të madh në futbollin kroat, por na ka mbetur diçka peng dhe kërkoj falje pasi ne mund të bënim një tjetër hap më shumë. Nuk është se Franca na surprizoi, pësuam dy gola të lehtë, të cilëve u shtohen një autogol dhe një penallti", tha i mërzitur Zlatko Daliç.

Ish- trajneri i Dinamos së Tiranës arriti të shkruante historinë në Kupën e Botës, duke e shpallur nënkampion, si kurrë më parë. Gjithsesi, në prononcimi­n e tij pas ndeshjes, pavarësish­t suksesit, Daliç tregon se nuk e ka vendosur ende nëse do të qëndrojë në pankinën e Kroacisë apo jo. "Më parë do të bëj disa pushime dhe më pas të vendos. Tani jam gati për pushime. Këta dy muaj ishin shumë të bukur, jam krenar për djemtë", u shpreh Daliç për mediat. 51- vjeçari mori drejtimin e Kroacisë në tetor të vitit 2017.

E ardhmja -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania