Panorama (Albania)

Takimi Trump- Putin, ujdi para greminës politike

- CHRISTIAN TRIPPE* * D. W.

Donald Trump do të flasë me Valdimir Putinin kokë më kokë. Vetëm ata të dy, secili me nga një përkthyes. Këshilltar­ët politikë dhe protokollu­esit në këtë bisedë duhet të mbeten jashtë. Shtëpia e Bardhë e dëshiron këtë dhe shkel kështu një rregull bazë të samiteve të tilla, që është më shumë se një zakon. Trump ndez me këtë mosbesimin, nxit frikën e atyre që ndihen të kërcënuar nga Rusia dhe dyshojnë në garancinë e solidarite­tit të aleancës perëndimor­e.

Trump dhe Putin kanë afri: Të dy e kuptojnë veten si "burra të fortë", në një botë të sunduar nga kaosi; të dy e perceptojn­ë shtetin që drejtojnë në radhë të parë si demonstrim force. Putin e stilizon veten si lider të atyre forcave politike që janë iliberale. Trump e pëlqen ta shohë veten si shkatërrue­sin e institucio­neve liberale, që i dhanë tonin botës pas ndryshimev­e epokale të vitit 1945 dhe 1990.

TRUMP KËRKON EFEKTIN MEDIATIK - PUTIN, ME AXHENDË TË ZGJERUAR

Të dy kanë lënë të kuptohet se e admirojnë njëri- tjetrin, me gjithë kontradikt­at në interesa. Për takimin në Helsinki kjo nuk parathotë ndonjë gjë të mirë, sepse pritshmëri­të janë të ndryshme. Trumpi kërkon efektin mediatik, një takim në skenë të madhe, rrahje shpatullas­h, ai kërkon të habisë botën. Qëllimet politike, nëse i ka këto, Trumpi i mban të fshehura.

Ndërsa Putini ka një axhendë të zgjeruar: Ai kërkon dorë të lirë në luftën civile në Siri, në Ukrainë, të cilën Putin e kupton si zonë influence ruse, prandaj i lejon vetëm sovranitet të kufizuar. E në fund, ai kërkon që Perëndimi të pranojë që okupimi i shpejtë i gadishulli­t të Krimesë të mos shihet si aneksion, por një "ribashkim" me Rusinë. BE dhe SHBA i kanë vendosur Moskës sanksione për shkak të Krimesë. Putin dëshiron që ato të marrin fund.

Kush fillon e pyet se si do t'i arrijë Putin këto qëllime te pala tjetër, i hedh sytë në një greminë politiko- morale. Në një kohë që Trumpi shëtit nëpër Europë, një hetues i posaçëm ka ngritur padi kundër 12 agjentëve rusë; ata kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenci­ale në SHBA para dy vjetësh. Rusia dyshohet prej kohësh, që ka ndihmuar fushatën zgjedhore të Trump- it - përmes sulmeve të hakerëve, vjedhjes së informacio­nit, fushatave në mediat sociale

për ndikimin e votuesve.

NDOSHTA PUTINI I THOTË FALEMINDER­IT TRUMPIT PËR SULMET NDAJ NATO- S...

Nuk ka dyshim - Donald Trump ka qenë kandidati i dëshiruar i Kremlinit. Por a është ai automatiki­sht edhe presidenti "tyre"? Përgjigjja nuk varet vetëm nga ajo, nëse Kremlini ka diçka në dorë kundër Trumpit, material komprometu­es, që mund të përdoret për presion politik. Për këtë spekulohet gjithmonë, herë për historitë e Trumpit me femra në Rusi, herë për kontaktet e biznesit në Nju Jork.

Këto histori intriguese nga jeta parapresid­enciale e Trumpit bien sigurisht era sensacion, por deri më tani kanë mbetur vetëm si spekulime. Ato nuk duhet të turbullojn­ë shikimin për politikën reale, për Donald Trumpin e vërtetë. Kush i godet në mënyrë të tillë anëtarët e NATO- s, siç vepron Donald Trump, është dhuratë për çdo president rus. Do t'i thotë Putini faleminder­it për këtë Trumpit? Nuk do ta dimë. Trumpi e di shumë mirë vetë, se pse nuk do asnjë regjistrim të bisedës së tij me Putinin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania