Panorama (Albania)

Muharrem Hoxha: Nuk di t’i ngushëlloj të bijat, ai më ka rritur

Fadil Hasa u nda nga jeta me pengun për banalizimi­n e humorit: Sot e ka pushtuar interneti

-

zin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim. Hasa u bë i njohur si aktor, me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietesë qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit ( 1963- 1970). Falë aftësive të tij, në vitin 1970 u thirr si aktor profesioni­st në Estradën e Durrësit, ku punoi derisa doli në pension, në vitin 1993. Gjatë karrierës së tij, aktori i njohur ka luajtur mjaft role në komedi me një akt, skeçe, parodi e pantomime, dialogë dhe forma të tjera të shkurtra të estradës. Ndër to, u bënë të njohura për publikun e gjerë interpreti­met e disa roleve, si: Latifi te “Sheqer- sheqer”, Rrema tek “Or ti i këshillit”,” Hamdiu te “Mysafiri i paftuar”, “Qyli” ( monolog) etj. Fadil Hasa ka shënuar emrin e tij edhe në kinematogr­afi. Ai ka luajtur në disa filma të suksesshëm si: “Zëvendësi i grave”, “Mao Ce Dun” ( Hekurani, 2004), “Trapi i vjetër” ( oficeri, 2005), “Lutje dashurie” ( besimtar mysliman, 2005). “Artisti i Merituar”, vitet e fundit të jetës i kaloi në qytetin e Durrësit, ku edhe pse në pension, u aktivizua me disa shfaqje. Vitet e fundit, Fadil Hasa ishte thuajse tërësisht i tërhequr nga skena edhe për shkak të sëmundjes që i mori jetën. HUMORI I INTERNETIT, ZHGËNJIMI I FUNDIT I

FADIL HASËS “Sot bëhet humor interne- ti dhe nuk më pëlqen, por dhe këtu ka një ndarje. Djemtë dhe vajzat e reja janë jashtëzako­nisht të talentuar në interpreti­m, por brumi, materiali i humorit ka probleme. Mund të shikojmë një shfaqje një orë e gjysmë dhe nesër nuk kujton asgjë, sepse nuk janë ato probleme nga hallet e mëdha që ka populli sot. Tri minuta është një numër humori dhe nuk mund të zbërthesh të gjithë problemin, por të paktën t’i prekësh problemet që të thonë ‘ bravo’. Ne sot rrimë në radhë dhe për të bërë një pasaportë, na del shpirti në radhë për të paguar një taksë makine etj., këto janë probleme që has shqiptari, që thotë ‘ i lumtë goja atij Fadil Hasës’, që e preku këtë temë për humorin, por sot tema të tilla nuk ekzistojnë”, këto janë disa nga mendimet e fundit që Fadil Hasa ka lënë në lidhje me profesioni­n e tij të cilin, ndërsa thoshte këto fjalë, mbase edhe prej zhgënjimit o pafuqisë së sëmundjes, nuk e ushtronte më. Megjithatë, humori ngeli përherë pjesë e tij dhe ishte humori që dinte të bënte ai, i painfektua­r nga “mençuritë” e kohës…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania