Panorama (Albania)

“DOKTOR” FADIL HASA

-

Sot shqiptarët përjetuan një dhimbje të madhe. U largua nga jeta humoristi Fadil Hasa. Në fakt, ka vite që ai nuk ishte aktiv mes nesh. Nuk e dinte njeri se ç’halle kishte, ç’probleme kalonte, si jetonte e si kurohej. Përjashto shokët dhe farefisin. Por ja që dhimbja na përfshiu sapo mësuam gjëmën. E në çast bëra një paralele me mjekun Ilir, kirurgun që më mjekoi para shumë vitesh. Pandeha se aq e pata, po e mbyllja jetën në moshën 25 vjeç. Më kapi ankth e frikë bashkë. Më çuan urgjent në spital e pas dy orësh çela sytë dhe pashë përballë vëllain. - Të shpëtoi doktor Iliri,- më tha. Kaq dhe emri i tij jo vetëm hyri në familjen tonë si Jezusi, por unë gjithmonë ruaja e ruaj në mendje doktorin tim, shpëtimtar­in tim.

Tani nuk e di në jeton ai fizikisht apo jo. Asnjëherë nuk kam pyetur të di për të, ama nga zemra nuk e heq kurrë, nga mirënjohja nuk e përjash- toj kurrë.

Kështu edhe Fadili. Dëm i bëri vetes dhe familjes me ikjen e tij. Ndërsa për ne Fadili, siç ishte është. I gdhendur në batuta, në situata, në humore, në alegori, në nënkuptime. Ai ka qenë doktori i jetës sonë në diktaturë. Në sëmundjet e asaj kohe, Fadili si kirurg bëri të pamundurën të na sillte ca dritë, të hidhte ca rreze mbi terrin e tmerrshëm.

Fadili vdiq dje, “doktor” Hasa gjallon te kujtimet tona. Nder që e njohëm, faleminder­it që na u gjend.

Askush nuk e dinte, në jetonte a s’jetonte. Por të gjithë e dinim se brenda nesh ishte dhe është Fadili. Ai dje vendosi të fluturojë lart, ne kemi vendosur ta mbajmë brenda. S’ke si na ikën artist! Je i mbërthyer me pranga brenda kujtesës së kombit. Mos guxo, nuk ia del të shprangose­sh. Gazetari AGIM XHAFKA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania