Panorama (Albania)

Shkarkohet edhe i fundit i Kushtetues­es, Gjykata mbetet e bllokuar vetëm me dy anëtarë në detyrë

GJYQTARI GANI DIZDARI UDHETOI ME NIPIN E DENUAR SI SEKSER. BYLYKBASHI: GOZHDA E FUNDIT MBI ARKIVOLIN E KUSHTETUES­ES

- ERALD DELIU

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi ditën e djeshme që të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetues­e, Gani Dizdari.

Ky i fundit bëhet kështu anëtari i katërt i Gjykatës Kushtetues­e, që shkarkohet nga KPK- ja pasi ngel te pasuria dhe pastërtia e figurës, në një kohë që kanë kaluar vetëm dy dhe një tjetër është dorëhequr. Në këto kushte përfundon edhe vetingu për Gjykatën më të lartë në vend, duke e lënë atë me vetëm dy anëtarë dhe jashtë funksionit. Për shpalljen e vendimit për Dizdarin, i pranishëm ishte avokati i tij, Sokol Hazizaj. Ky i fundit u shpreh i pakënaqur me vendimin e shpallur në unanimitet nga ana e trupës gjykuese. Në një dalje të shkurtër për mediat pas seancës, Hazizaj sulmoi KPK- në, duke thënë se vepron me dy standarde. “KPK shpreh dhe mbron qëndrimin e tij me dy standarde. Shikoni vendimet dhe konstatoni që KPK nuk vepron mbi bazën e asaj çka paraqet subjekti, por mbi bazën e asaj që ka në tavolinë. Kësaj i thonë ‘ fol o gur, fol o mur’”, tha Hazizaj. Gani Dizdari është gjyqtar me një karrierë të gjatë në sistem, prej më shumë se 40 vjetësh. Ai shkarkohet kur i kishin mbetur edhe 6 muaj nga dalja në pension. Pas shkarkimit të Dizdarit, Gjykata Kushtetues­e ka mbetur me vetëm dy anëtarë, që janë Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha. I pari është shprehur edhe më herët se anëtarët e shkarkuar duhen zëvendësua­r, pasi vendi është pa Gjykatë Kushtetues­e. Megjithatë, raporti mes të shkarkuarv­e dhe të rikonfirmu­arve nuk është ende definitiv, pasi Xhoxhaj dhe Lulo, tashmë të shkarkuar, i kanë ankimuar në KPA vendimet. Gjithashtu, mund të ndodhë që Komisioner­i Publik mund të apelojë vendimet për Tushën dhe Dedjen.

HETIMI Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtat­shme dhe probleme me pasurinë. E para ka të bëjë me nipin e tij, A. L., i dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”. Bëhet fjalë për një rast të vitit 2012, kur ai, së bashku me persona të tjerë, po ushtronin ndikim në një trupë gjykuese në Gjykatën e Lartë që të lirohej një i dënuar me 20 vjet burg për vrasje. Sipas KPK- së, gjyqtari Dizdari ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e nipit të tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS. Po kështu, problem për KPK- në është edhe pasuria e gjyqtarit. KPK vlerëson se Dizdari ka bërë deklarime të sakta për një apartament 97.5 metra katrorë të privatizua­r sipas ligjit, një apartament 86 metra katrorë në Gjirin e Lalzit dhe një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë në Mjull Bathore, por, megjithatë, ka pasaktësi, mungesë burimesh të ligjshme dhe mosdeklari­me për një apartament të blerë nga bash- këshortja e Dizdarit për 1 850 000 lekë, një depozitë me vlerë 5272 euro, e krijuar kryesisht nga paratë e llogaritur­a për shpenzime kurimi, të kthyera mbrapsht nga një bankë gjermane si dhe dhurime në vlerën e 10 mijë eurove për shpenzime kurimi nga të afërmit. Probleme u hasën edhe me pasuritë e vajzës së gjyqtarit si person i lidhur. Vajza e Dizdarit ka blerë një apartament në vitin 2009, por sipërfaqja e tij dhe vlera kanë mospërputh­je mes deklaratës periodike, deklaratës “Veting” dhe pyetësorëv­e. Në vitin 2009, apartament­i është deklaruar me vlerë 94 mijë euro, ndërsa në deklaratën “Veting” për 73 mijë euro. Vajza e gjyqtarit ka deklaruar se ka marrë borxhe te të afërmit për apartament­in, mirëpo nga verifikime­t, personat që supozohen të kenë lëshuar këto borxhem nuk kanë burime financiare të ligjshme për t’i lëshuar ato.

 ??  ?? GJYKATA KUSHTETUES­E PARA VETINGUT
GJYKATA KUSHTETUES­E PARA VETINGUT
 ??  ?? Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetues­e
Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania