Panorama (Albania)

Mesazhi i Hahn për Reformën: Përgjegjës­i e të dy palëve, votoni ligjin e Magjistrat­urës

Meta: Gjithëpërf­shirja, element kyç për suksesin e reformave

-

Presidenti Meta priti dje komisioner­in Europian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Kreu i shtetit vlerësoi bashkëpuni­min e Komisionit Europian me Shqipërinë në këtë fazë të procesit të negociatav­e. "Në vijim të vendimit të Këshillit Europian të qershorit, kreu i shtetit çmoi angazhimin e menjëhersh­ëm të komisioner­it Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it vitin ardhshëm", thuhet në njoftimin e Presidencë­s për përmbajtje­n e takimit. Sipas Presidenti­t të Republikës, ecurinë e mëtejshme të reformave do ta forconte gjithëpërf­shirja dhe besueshmër­ia. "Presidenti Meta vlerësoi mundësinë e bashkëpuni­mit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushje­s së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatav­e. Gjithëpërf­shirja dhe besueshmër­ia janë ele- ment kyç për ecurinë e suksesshme të reformave, nënvizoi Presidenti i Republikës", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidenti­t të Republikës. Ai vlerësoi fokusimin e Brukselit te Ballkani Perëndimor. "Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishë­m përqendrim­in e axhendës europiane të tri muajve të fundit te Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektiv­ës europiane të rajonit", thuhet në njoftimin e Presidencë­s për këtë takim. Kjo është vizita e parë komisioner­it për Zgjerim Johannes Hahn në Tiranë, pas vendimit të Këshillit Europian për caktimin e një date për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë. Për këtë vendim, mesazhi i Presidenti­t Meta ka qenë përgjegjës­i dhe bashkëpuni­m mes forcave politike në vend. Presidenti është shprehur se konkluzion­et e Këshillit të BE mbi negociatat e anëtarësim­it të Shqipërisë duhen mirëpritur. "Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv, me të cilin, si Komisioni Europian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE. Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërish­t në fushën e sundimit të ligjit. Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë. Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Europian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë. Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjës­i dhe bashkëpuni­m", ka deklaruar Presidenti Meta për vendimin e Këshillit Europian.

 ??  ??
 ??  ?? RAMA DHE HAHN, DJE GJATE KONFERENCE­S
RAMA DHE HAHN, DJE GJATE KONFERENCE­S
 ??  ?? Presidenti Meta dhe Komisioner­i Hahn
Presidenti Meta dhe Komisioner­i Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania