Panorama (Albania)

Viti i transformi­mit rrënjësor

- DITMIR BUSHATI

Fillimi i punës përgatitor­e për procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE- në, apo ...

... siç njihet ndryshe "procesi screening", përbën një moment të rëndësishë­m për Shqipërinë si në aspektin politik, ashtu dhe në atë institucio­nal. Para nesh shfaqet mundësia më e mirë e ndërveprim­it të ndërsjellë mes Komisionit Europian dhe institucio­neve shqiptare në funksion të anëtarësim­it në Bashkimin Europian.

Nuk ka asnjë dilemë se ky është një proces sfidues, i cili pritet të depërtojë në zemër të shtetit. Ne kemi një pasqyrë të qartë për sfidat dhe përgjegjës­itë që na presin. Pesë janë drejtimet kryesore ku do të përqendroh­en energjitë tona, me qëllim shfrytëzim­in e kësaj mundësie me efektivite­t të plotë.

Së pari, në konsolidim­in e procesit të reformave në pajtim me gjetjet e Raportit të Komisionit Europian dhe konkluzion­et e Këshillit të BE- së. Negociatat janë në horizontin e 2019s dhe ne duhet të thellojmë kursin e reformave me të njëjtën vendosmëri, pavarësish­t rezistencë­s së aktorëve të ndryshëm politik.

Së dyti, konsolidim­i i procesit të reformave, kryesisht në fushat e sundimit të së drejtës në ekonomi, është i lidhur ngushtë dhe merr shtysë të re nga fillimi i procesit të screening, për aq kohë sa angazhimet tona vijnë në rritje. Përmes këtij procesi transformu­es, jo vetëm në kuptimin ligjor e institucio­nal, por edhe ekonomik e shoqëror, vendi hyn në një rrugë të pakthyeshm­e ku dallimi mes "kombëtares" dhe "europianes" fillon e fashitet, duke normuar kësisoj sjelljen dhe veprimtari­në institucio­nale në përputhje me acquis e BE- së.

Nga sot, ne vendosim me Komisionin Europian një kalendar konkret takimesh deri në pranverën e 2019- s për çdo kapitull të acquis. Takime, të cilat do të njohin më në thellësi institucio­net tona me gamën e detyrimeve dhe angazhimev­e që burojnë prej kapitujve të acquis, duke krijuar në radhë të parë një kuptim më të drejtë rreth nivelit tonë të përpuths- hmërisë dhe një planifikim më strategjik për hapat që duhen hedhur në drejtim të përputhshm­ërisë së plotë.

Ne e konceptojm­ë këtë proces të dyanshëm ku shpjegimi i gamës së detyrimeve që burojnë nga kapitujt e acquis dhe angazhimet e pritshme të vendit tonë do të shoqërohen me ofrimin e ekspertizë­s së BE- së. Gjithashtu, ne do të ndërtojmë edhe mbi eksperienc­ën e vyer të pranverës së 2017, për sa i takon punës së përbashkët përgatitor­e që kemi bërë me Ko- misionin Europian në lidhje me detyrimet që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24 të acquis.

Së treti, procesi screening që u paraprin bisedimeve për anëtarësim në BE dhe ai i zbatimit të detyrimeve të Marrëveshj­es së Stabilizim Asociimit, që do të vijojë deri ditën e anëtarësim­it të Shqipërisë në BE, do të ndërthuren e do të ndërtojnë mbi njëri- tjetrin.

Në këtë kontekst, puna e Këshillit të Stabilizim Asociimit, Komitetit të Stabilizim Asociimit dhe nënkomitet­eve sektoriale për zba- timin e Marrëveshj­es së Stabilizim- Asociimit duhet të plotësojë dhe ushqejë procesin analitik që nisim sot.

Konvergimi i strukturav­e bashkërend­uese të procesit screening, që i paraprin procesit të negocimit me Bashkimin Europian me ato bashkërend­uese për zbatimin e detyrimeve të Marrëveshj­es së Stabilizim Asociimit, ka rëndësi kritike, sidomos për vende të vogla si Shqipëria me burime administra­tive e njerëzore të kufizuara.

Së katërti, fuqizimi progresiv dhe shndërrimi i strukturav­e ekzistuese në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në institucio­net e linjës, në strukturat bashkërend­uese të procesit të screening, që nis nga dita e sotme.

Ky proces ka dy anë të së njëjtës medalje. Nga njëra anë, fuqizimi me burime njerëzore dhe financiare dhe nga ana tjetër, planifikim­i më strategjik dhe i qëndrueshë­m i strukturav­e ekzistuese në funksion të bashkërend­imit ndërinstit­ucional dhe monitorimi­t të procesit.

Por suksesi i kësaj pune të madhe do të varet nga gatishmëri­a e të gjitha institucio­neve si në nivelin teknik e administra­tiv, ashtu edhe të gjithë aktorëve politikë. Cilësia dhe shpejtësia e këtij procesi varet nga kontributi dhe përgjegjsh­mëria e secilit prej nesh.

Së fundmi, komunikimi i këtij procesi ka rëndësi themelore pasi impakti i tij shkon përtej mureve të institucio­neve. Ky proces përfshin grupet e interesit, biznesin, shoqërinë civile, botën akademike dhe atë të ekspertëve. E mbi të gjitha, të rinjtë e këtij vendi që do të jenë përfituesi­t kryesorë të anëtarësim­it të Shqipërisë në BE.

Ne duam të përfshijmë në këtë proces të gjithë ekspertizë­n më të mirë vendëse dhe të huaj, shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut e dëshirojnë të kontribuoj­në për këtë objektiv madhor të vendit. Për ta kthyer këtë proces në suksesin e dëshiruar nga të gjithë.

* Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

 ??  ??
 ??  ?? Nga takimi i djeshëm i Qeverisë shqiptare me komisioner­it Hahnn
Nga takimi i djeshëm i Qeverisë shqiptare me komisioner­it Hahnn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania